Pse kompanitë nordike janë kaq të suksesshme? Anaiza e The Economist: Rruga e Vikingëve
Foto ilustruese EUROPA- Në “Carl’s Villa” në Kopenhagën, klientët e restorantit në katin e par&e...
Shpërthimi ndodhi më pak se 4.8 kilometra nga aeroporti verilindor i Filadelfias, i cili shërben kryesisht për avionët e biznesit dhe fluturimet çarter.
SHBA- Një avion transporti u rrëzua në Filadelfia të premten rreth 30 sekonda pasi u ngrit, duke dëmtuar disa shtëpi në një kryqëzim të ngarkuar të qytetit. Gjashtë persona ishin në bordin e avionit, tha Administrata Federale e Aviacionit. Rrëzimi i avionit tronditi banorët dhe ndodhi dy ditë pas përplasjes së një helikopteri ushtarak me një avion civil në Uashington.
“Gjithçka që dëgjuam ishte një zhurmë e fortë dhe nuk e dinim nga po vinte. Pas pak pamë shtëllungën e madhe të tymit”, tha Jim Quinn, banor i një lagjeje të qytetit afër zonës ky ndodhi aksidenti.
Shpërthimi ndodhi më pak se 4.8 kilometra nga aeroporti verilindor i Filadelfias, i cili shërben kryesisht për avionët e biznesit dhe fluturimet çarter.
Avioni “Learjet 55” u zhduk nga radarët pak kohë pas ngritjes nga aeroporti në orën 18:06 dhe pasi arriti në një lartësi prej 487 metrash. Avioni po udhëtonte drejt qytetit të Springfildit në Mizuri dhe ishte i regjistruar në pronësi të kompanisë “Med Jets”, sipas faqes së internetit “Flight Aware”, që merret me gjurmimin e fluturimeve.
Përplasja vjen dy ditë pas katastrofës më vdekjeprurëse të aviacionit në vend në pothuajse 25 vjet. Një avion i kompanisë “American Airlines” me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit u përplas në ajër të mërkurën mbrëma në Uashington me një helikopter të ushtrisë amerikane me tre ushtarë në bord. Nuk kishte asnjë të mbijetuar nga ky aksident.
Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro tha se ai ka ofruar të gjitha "burimet e shtetit për të reaguar ndaj aksidentit në Filadelfia"./ VOA
Foto ilustruese EUROPA- Në “Carl’s Villa” në Kopenhagën, klientët e restorantit në katin e par&e...
Suni Williams SHBA- Astronautja e NASA-s, Suni Williams, ka vendosur një rekord si gruaja me më shumë orë qëndrimi jashtë...
Grenell, Maduro VENEZUELË - I dërguari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, do të takohet të premten në Venezuelë me ...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Agjencia britanike e sigurisë shëndetësore (UKHSA) njoftoi këtë të premten se një ...
Kay Nietfeld GJERMANIA- Partitë konservatore CDU/CSU imponuan në Bundestag (29.01.), me votat e AfD-së, një vendim ...
Kay Nietfeld GJERMANIA- Lehtësimi ishte i madh kur nënkryetarja e Bundestagut, Petra Pau, shpalli rezultatin e votimit të premten ...
foto ilustruese SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt së fundmi ka dhënë një konferenc&e...
Donald Trump SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vendosë 25 për qind tarifë ndaj importeve nga Kanadaja...
Protesta SERBIA- Studentët serbë kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në Novi Sad, pas një marshi dyditor nga Beogr...
foto ilustruese INDONEZI- Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur provincën Aceh në Indonezi të premten, sipas...