Ekonomi

Prótesta për ‘Ernest’, drejtori i AAC: Situata u zgjidh, kompania ka nisur tre avion

7 Janar 2020, 19:34 Nga DOSJA
Prótesta për ‘Ernest’, drejtori i AAC: Situata u zgjidh,

TIRANË- Drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri, ka reaguar pas situatës së krijuar me pezullimet e udhëtimeve të kompanisë “Fly Ernest”. Në një reagim për mediat Keri tha se situata me qytetarët është zgjidhur pasi dy avionë janë nisur drejt Italisë dhe pritet një i tretë.

Ka qenë ditë intensive dhe pas insistimit të vazhdueshëm nga ana e Autoritetit të  Aviacionit Civil Shqiptar kompania rreth orës 17:30 ka firmosur një kontratë vetëm për ditën e sotme për tre avionë shtesë, dy sapo u larguan drejt Veronës dhe Milanos dhe një është në pritje në Verona që pritet të largohet në drejtim të Milanos në 9:20. Gjitha kjo në përpjekje për të mbrojtur qytetarët. Stafi i “Fly Ernest u largua nga aeroporti se qytetarët ishin të revoltuar” tha Krislen Keri nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Sot qindra qytetarë kanë protestuar në aeroport, pasi kompania “Ernest” nuk kishte kryer asnjë fluturim dhe i ishin lënë në rrugë. Autoriteti i Aviacionit Civil, në një reagim ka bërë me dije se kompnia deri në 13 janar është në monitorim dhe nëse nëse nuk përmbush rregullat do ketë dhe heqjetë licencës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale autoriteti aviacionit civil fly ernest krislen keri pezullimi i udhetimeve autoriteti aviacionit civil fly ernest krislen keri pezullimi i udhetimeve

Sondazh

Poll