Ekonomi

Publikohet letra që Alvin Berisha i ka dërguar babait kur ka qenë në kamp: Më mungon shumë, më kthe në shtëpi

6 Janar 2020, 19:33 Nga DOSJA
Publikohet letra që Alvin Berisha i ka dërguar babait kur ka qenë

TIRANË- Alvin Berisha, është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave. Rrjeti ndërkombëtar EuroNews, ka bërë publike një letër të Alvinit, që i është drejtuar babait të tij Afrimit. 

Letra ështe shkruar gjatë kohës që ai ka qenë në kampin Al Hol, ku tregon se e ka marrë shumë malli dhe kërkon ta marrë në shtëpi. 

 

 

“Përshëndetje babi, si je? Jam unë, djali yt Jusuf- emri im shqiptar është Alvin. Më mungon babi. Më merr në shtëpi të lutem. Dua të shkoj në shtëpi. Të dua dhe më mungon. Djali yt, Alvini,” thuhet në letër.

Historia e Alvin Berishës

Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte ne kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti. Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u  dorëzuan. Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atiti dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.

A.K. Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale afrim berisha babai i alvinit kampi al-hol në siri nxirret nga kampi alvin berisha afrim berisha babai i alvinit kampi al-hol në siri nxirret nga kampi alvin berisha

Sondazh

Poll