Ekonomi

Nuk është anuluar asnjë udhëtim me traget drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, konfirmon Autoriteti Portual Italian

6 Janar 2020, 20:09 Nga DOSJA
Nuk është anuluar asnjë udhëtim me traget drejt

BOTA-Pavarsisht paralajmërimeve për motin e keq dhe detin e trazuar deri më tani nuk është anuluar asnjë udhëtim me tragetet e linjës nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas.

Në portalin e Autoritetit të Sistemit Portual Italian është konfirmuar se mëngjesin e datës 6 janar 2020 në portin e Barit në orën 7 të mëngjesit ka mbërritur nga Durrësi anija AF Francesca dhe në orën 8.00 ka mbërritur po nga Durrësi në Bari anija Rigel II.

Gjithashtu në orën 12.41 të datës 6 janar është nisur nga Porti i Barit drejt Durrësit anija AF, Francesca dhe në orën 23.00 deri më tani është konfirmuar nisja e tragetit RIGEL II nga Bari drejt Durrësit.

Asnjë anulim apo vonesë në nisje nuk është regjistruar dhe në portin e Brindizit. Anija ST.Damian e nisur sot më datë 6 janar nga Porti i Vlorës, pritet të mbërrijë në Brindizi në orarin e përcaktuar ora 20.00.

Po ashtu nuk ka vonesa dhe në mbërritjen nga Vlora në Brindizi i anijes Prince.

Në festat e fundvitit ka pasur një rritje të fluksit të udhëtarëve në portet lidhëse mes Shqipërisë e Italisë ku më së shumti ka pasur emigrantë të cilët kanë zgjedhur që të presin vitin pranë familjeve të tyre

Fakti se deri më tani nuk ka anulime e vonesa në lëvizjen e trageteve është një lajm i mirë për ta, duke u lejuar të rikthehen në vendet ku jetojnë e punojnë pa vonesat e paparashikueshme.

Ndërkohë janë pezulluar gjatë ditës së sotme udhëtimet me tragetet e linjës e aliskafët që lidhin ishujt Eolie në Siçili.

Burimi:Ora News

A.K/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale moti i keq porti udhetimet moti i keq porti udhetimet

Sondazh

Poll