Ekonomi

Studentët e UT kërkesë Konit: Cakto datën për zgjedhjet e Këshillave Studentorë, s’mund të presim më

7 Janar 2020, 15:34 Nga DOSJA
Studentët e UT kërkesë Konit: Cakto datën për zgjedhjet

TIRANË- Një grup studentësh të Universitetit të Tiranës i janë drejtuar sot Rektorit Mynyr Koni, ku i kërkojnë caktimin e  datës se zgjedhjeve për Këshillin Studentor, e firmosur nga më shumë se 50 studentë , pasi shtyrja  për shkak të tërmetit nuk mund të vijojë pa fund, pasi zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar që në 18 dhjetor. Shtyrja pa afat cënon integritetin e këtyre zgjedhjeve dhe mbrojtjen e interesave të studentëve dhe vetë universitetit”, shkruajnë studentët.  

KËRKËSA E PLOTË

I ndruar Zoti Rektor.  Bazuar në vendimin numër 22 datë 26.06.2019 “për miratimin e rregullores së zgjedhjeve të Këshillave studentore”, si dhe në vendimin nr. 52 datë 20.11.2019 “Për miratimin e periudhës zgjedhore dhe datës së zgjedhjeve për anëtarë të Këshillave Studentore të Universitetit të Tiranës”, këto zgjedhje duhet të ishin zhvilluar me 18 Dhjetor 2019. Shtyrja e zgjedhjeve, pavarësisht nga ligjshmëria e shkakut nuk është shoqëruar me caktimin e një date të re.

Shtyrja pa afat cënon integritetin e këtyre zgjedhjeve dhe mbrojtjen e interesave të studentëve dhe vetë universitetit.  Për sa më sipër, ne, grupi i studentave nënshkrues të kësaj kërkese dëshirojmë që sa më shpejt të caktohet një datë zgjedhjesh në mënyrë që integriteti i tyre të mos cënohet më tej. Me respekt, grup studentësh nga Fakultetet e Universitetit të Tiranës.

Këshillat Studentorë janë një organziëm brenda fakulteteve dhe prej vitesh nuk janë zhvilluar dhe strukturat nuk janë ndërruar. Sipas statutit të Universitetit, zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar që në datën 18 dhjetor, por për shkak të tërmetit u shtynë në një afat të pacaktuar.

(A.B.:E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale këshillat studentorë mynyr koni zgjedhjet ne universitet këshillat studentorë mynyr koni zgjedhjet ne universitet

Sondazh

Poll