Ekonomi

Ditët e ftohta të janarit, ISHP këshilla qytetarëve: Shmangni daljet në mëngjes e darkë vonë

6 Janar 2020, 21:17 Nga DOSJA
Ditët e ftohta të janarit, ISHP këshilla qytetarëve:

TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik  ka dhënë disa këshilla për qytetarët, për të përballuar sa më mirë të ftohtin. Në një reagim në Facebook, ISHP shkruan se duhet të ketë kujdes në këto ditë ku temperaturat do jenë disa gradë minus.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ISHP thotë se duhet të shmanget qëndrimi jashtë në këto ditë të ftohta. Ndër të tjera thotë se duhen shmangur daljet në mëngjes dhe darkë vonë. Sa i përket ushqimit në këto ditë, ISHP thekson se duhet të konsumohen ushqime të ngrohta dhe sa më shumë lëngje. 

Sipas ISHP, disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër janë:

– Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve (sinuzite).

Sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme, acarim i astmës deri në infeksione të mushkërisë.

-Dhimbje koke si pasojë e spazmave/ngushtimit të enëve të gjakut në kokë.

-Rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij tek të sëmurët kronikë.

-Shtrëngime gjoksi deri në infarkte të zemrës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale dimri i ftohte intituti i shendetit publik temperaturat e uleta dimri i ftohte intituti i shendetit publik temperaturat e uleta

Sondazh

Poll