31 Janar 2025, 14:22
Nga N.F
Shpendë
TIRANË- Organizatat mjedisore shqiptare që morën pjesë këtë vit në regjistrimin botëror të shpendëve të ujit thonë se tre vrojtime të pazakonta u regjistruan në rezervuarin e Bulos në Gjirokastër, në Parkun Kombëtar të Butrintit dhe në peisazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë.
Sipas organizatave në rezervuarin e Bulos u vrojtuan 2 lejlekë të zinj (Ciconia nigra), një dukuri jo e zakontë kjo, pasi lejleku i zi është një lloj verues në Shqipëri dhe në këtë periudhë duhet të ishte në Afrikë. Në parkun e Butrintit, sipas organizatave, u vrojtua një tufë prej 12 krillash (Grus grus). Vrojtimi i krillës në këtë periudhë është, sipas organizatave, sërish i pazakontë, pasi ky lloj normalisht dimëron në Afrikë.
Megjithatë, thonë organizatat, gjatë dimrave të butë, individë të këtij lloji janë regjistruar si dimërues edhe në Gjermani, France, dhe më shumë në vendet më në jug si Spanjë, Portugali, dhe Turqi. Në peisazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë u has një individ i laroshes së kuqërremtë (Tadorna ferruginea) e cila nuk ishte evdientuar më parë në Shqipëri.
Të tre këto vrojtime sipas organizatave lidhen me faktorët e klimës në Shqipëri pasi dimri i këtij viti ka qenë i butë dhe kjo ndikon në sjelljen e shpendëve. Regjistrimi i shpendëve të ujit u krye në Shqipëri mesin e janarit, në kuadër të një programi ndërkombëtar të monitorimit të shpendëve të ujit që e ka zanafillën në vitin 1967 dhe ku marrin pjesë 143 vende.
Regjistrimi u bë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe disa organizata mjedisore ku morën pjesë 120 specialistë dhe ekspertë ornitologë të cilët u vendosën në 34 pika të përcaktuara për numërimin e shpendëve, për të realizuar një studim që vijon në Shqipëri prej 32 vitesh.
Regjistrimi i këtij viti u krye ne Shqiperi mes shqetësimit për përhapjen e gripit tek shpendët e egër ku në disa Ligatina të vendit analizat laboratorike provuan përhapjen e sëmundjes në shpendët e gjetur të ngordhur./VOA
organizatat mjedisore shpende
Aktualitet
31 Janar 2025, 14:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për 8 nga të pandehurit p&e...
Aktualitet
31 Janar 2025, 14:00
M.L
Ergys Vogli
DURRËS- Një person është vënë në prangat e policisë së Durrësit ditën e sotme p&e...
Aktualitet
31 Janar 2025, 14:07
r.ll
pajtime fetahu
TIRANË- Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu e akuzuar për lidhjen me bandën kriminale të Suel Çelës k...
Aktualitet
31 Janar 2025, 13:45
M.L
Ramazan Mataj
TIRANË- Motra e Armela Hasajt ka treguar versionin e saj të ngjarjes së rëndë, ku vëllezërit e saj vran&eu...
Aktualitet
31 Janar 2025, 13:29
r.ll
tom dodaj
KOSOVË- Gjykata e Prishtinës ka shpallur fajtor dhe dënuar me 5 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë, Tomë Dodajn i cil...
Aktualitet
31 Janar 2025, 13:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prindërit e autorëve të vrasjes së Ramazan Matajt kanë folur lidhur me përfshirjen e vajzës...
Aktualitet
31 Janar 2025, 13:14
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion kundër Call Centerave në Tiranë. Mësohe...
Aktualitet
31 Janar 2025, 12:51
r.ll
tome dodaj
KOSOVË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, k...
Aktualitet
31 Janar 2025, 12:45
I.A
Operacioni Revanshi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për operacionin Revanshi ku u goditën 7 grupe kriminale n&eu...
Aktualitet
31 Janar 2025, 11:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në kryeqytet. Sipas informacion...