Bota

Rrëzimi i avionit në Kenia/ 157 viktima nga 35 vende të botës, mes tyre staf i Kombeve të Bashkuara

11 Mars 2019, 08:12 Nga DOSJA
Rrëzimi i avionit në Kenia/ 157 viktima nga 35 vende të

Hidhërimi dhe dhimbja nuk njohin kufij, por rrëzimi i avionit të Etiopisë këtë të dielë është një tragjedi ndërkombëtare.

Nairobi, aeroplani i rrjetit të Kenias, u rrëzua brenda disa minutave pas nisjes nga Addis Abeba.

Nga përplasja humbën jetën 157 vetë, shtatë prej tyre anëtarë të ekuipazhit dhe një zyrtar i sigurisë, tha një zëdhënëse e linjës ajrore. Pasagjerët ishin nga 35 vende, tha ajo, pjesa më e madhe të të cilave nga Kenia. Nëntëmbëdhjetë anëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara ishin në mesin e atyre që u vranë, tha OKB.

Stafi punoi për Programin Botëror të Ushqimit, Zyrën e Komisionerit të Lartë për Refugjatët, Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë, Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin në Sudanin e Jugut, Bankën Botërore dhe Misionin e Asistencës së OKB-së në Somali dhe Zyrën e OKB në Nairobi.

Megjithëse nuk është e qartë se pse punonjësit e OKB-së ishin në aeroplan, Asambleja e Mjedisit e OKB-së është planifikuar të nisë të hënën në Nairobi.

Ja se çfarë dimë për emrat dhe kombësitë e udhëtarëve dhe zyrtarit të sigurisë, ndërsa linja ajrore ende nuk ka raportuar vendet e anëtarëve të ekuipazhit.

Origjina e viktimave: 

Kenya — 32
Kanada — 18
Etiopi — 9
Kinë — 8
Itali — 8
SHBA — 8
Francë — 7
UK — 7
Egjipt — 6
Gjermani — 5
Indi — 4
Sllovaki — 4
Austri — 3
Rusi — 3
Suedi — 3
Izrael — 2
Marok — 2
Poloni — 2
Spanjë — 2
Belgjikë — 1
Djibouti — 1
Indonezi — 1
Irlandë — 1
Mozambik — 1
Norvegji — 1
Ruanda — 1
Arabia Saudite — 1
Sudan — 1
Somali — 1
Serbi — 1
Togo — 1
Ugandë — 1
Yemen — 1
Nepal — 1
Nigeri — 1

Shkrimi marrë nga CNN

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 157 viktima okb rrëzimi i avionit në kenia 157 viktima okb rrëzimi i avionit në kenia

Sondazh

Poll