Sport

STATISTIKA/ Egnatia është skuadra e çastit, Arsen Lleshi shënuesi më i mirë në Superiore

Pas Egnatias me 19 pikë, vjen Dinamo City me 18, ndërsa Vllaznia mban vendin e tretë me 15 pikë.

30 Janar 2025, 17:53 Nga DOSJA

TIRANE - Pas 22 javësh në kampionatin e Superiore, Egnatia kryeson renditjen me 39 pikë. Rrogozhinasit janë skuadra më në formë e momentit, pasi në nëntë javët e fundit kanë grumbulluar 19 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër.

Pas Egnatias, vjen Dinamo City me 18 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e tretë me 15 pikë. Bylis dhe Partizani plotësojnë pesë vendet e para, pasi të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 14 pikë secila.

Pavarësisht se Bekim Balaj kryeson listën e golashënuesve të kampionatit me 13 gola, lojtari më në formë në këtë aspect, gjatë nëntë javëve të fundit është Arsen Lleshi. Sulmuesi i AF Elbasanit ka realizuar gjashtë gola në këtë periudhë, duke lënë pas Bekim Balajn, Regi Lushkjen dhe Tiago Nani, të cilët kanë shënuar nga pesë gola secili.

STATISTIKA/ Egnatia është skuadra e çastit, Arsen Lleshi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll