Sport

Milani në kërkim të një drejtor të ri sportiv: Francois Modesto është në ‘pole position’

Ish-menaxheri i Monzas do të shërbente si mbështetje për Ibrahimovic, Furlanin dhe Moncadën

30 Janar 2025, 14:00 Nga DOSJA
Milani në kërkim të një drejtor të ri sportiv: Francois

ITALI - Për merkaton e ardhshme të verës, Milani  po mendon për një figurë të re si drejtor sportiv, duke zgjeruar kështu menaxhmentin aktual.

Në ‘pole-pozicion’ për këtë rol, për momentin, është ish-lojtari i Monzës dhe Olympiakosit, Francois Modesto, i cili gjithashtu ishte i lidhur së fundmi me Nottingham Forest.

Pas këtij sesioni dimëror klubi kuqezi do të fillojë të mendojë nëse ka vend për përfshirjen e trajnerit të ri, i cili do të kishte për detyrë të  punonte mbi të gjitha në kontakt me skuadrën.

Modesto, francez i lindur në 1978, luajti për Cagliari nga viti 1999 deri në 2004. Në vitin 2016 ai filloi karrierën e tij si trajner, duke punuar në Olympiacos dhe Nottingham Forest.

Nga viti 2022 deri në vitin 2024 ai ishte drejtor sportiv te Monza e Gallianit. Për disa kohë ai përfundoi në fokusin e Romës, por kalimi i tij te verdhekuqtë, në fund, nuk u realizua.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll