Sport

KE i FSHF-së mblidhet për herë të parë në 2025: Miratohen projekte infrastrukture dhe ndryshohet kalendari i garave...

Në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u vendos rinovimi i disa terreneve sportive.

30 Janar 2025, 16:42 Nga DOSJA
KE i FSHF-së mblidhet për herë të parë në 2025:

TIRANE - Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi mbledhjen e parë të vitit 2025, ku u morën disa vendime të rëndësishme. U miratuan disa projekte infrastrukturore dhe u ndryshuan datat e përfundimit të Abissnet Superiore, Kupës së Shqipërisë dhe fazës “Final 4”.

Kampionati Abissnet Superiore do të përfundojë më 27 prill 2025. Faza “Final Four” do të zhvillohet nga 4 deri më 12 maj 2025, ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 1 maj 2025.

Në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u vendos rinovimi i disa terreneve sportive, ku do të kryhen punime të thelluara në “Selman Stërmasi”, kompleksin “Skënder Halili”, “Tofik Jashari” dhe “Roza Haxhiu”.

Po në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, u mor vendimi për punime të pjesshme në “Niko Dovana”, “Tropikal Sol”, “Luzi” dhe “Egnatia Arena”.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv vendosi të investojë në stadiumin e Vorës, për ndërtimin e tribunën kryesore, sipas standardeve të UEFA-s.

Diskutimet u përqendruan edhe në çështje administrative, përgatitjet për grumbullimet e ekipit Kombëtar për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, si dhe buxhetin për futbollin amator për periudhën 2025-2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll