Sport

Ja si është pritur largimi i Neymar nga Arabia Saudite: “Kjo ligë nuk është piknik”...

Analistë të ndryshëm flasin për ndikimin e largimit të brazilianit nga Al-Hilal…

30 Janar 2025, 16:15 Nga DOSJA

Ja si është pritur largimi i Neymar nga Arabia Saudite: “Kjo

ARABIA SAUDITE - Me transferimin e Neymar nga Al-Hilal te Santos, liga profesioniste saudite humbet një nga lojtarët e saj më të shquar. Sulmuesi brazilian ishte një nga yjet botërorë që nënshkroi për klubet saudite në vitin 2023, kur Cristiano Ronaldo nënshkroi për Al-Nassr dhe  Karim Benzema u larguan nga Real Madrid për te Al-Ittihad.

Por ndryshe nga dy të fundit, Neymar u dëmtua shumë shpesh për të pasur një ndikim të madh në mbretërinë e shkretëtirës, pas lëvizjes së tij prej 90 milionë eurosh (94 milionë dollarë) nga Paris Saint-Germain. Ai luajti vetëm shtatë ndeshje para se Al-Hilal ta lironte këtë javë me marrëveshje të ndërsjelltë. 

Analistët thonë se largimi i tij nuk ka gjasa të ketë një ndikim të madh në pozitën ndërkombëtare të ligës saudite, për sa kohë që emra të tjerë të mëdhenj mbeten. "Largimi i Neymar nuk e dëmton markën. Nëse yjet e tjerë fillojnë të largohen, atëherë është ndryshe, por nuk duket se kjo do të ndodhë,"- tha Sasi Kumar, ish-ndërkombëtar i Singaporit dhe themelues i kompanisë së investimeve sportive 28 Ventures, me seli në Spanjë. "Ai shkoi atje, u dëmtua dhe ishte i pafat. Jam i sigurt se Hilal dhe klubet e tjera do të bëjnë më shumë nënshkrime, pasi ambiciet janë ende atje."

Neymar, i cili dikur ishte një nga lojtarët më të mirë në botë, kaloi pjesën më të madhe të qëndrimit të tij në Arabinë Saudite i anashkaluar nga një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar të përparmë që e pengoi atë të luante për Brazilin në tetor 2023. 

"Ai nuk bëri një përshtypje të madhe, por ai kurrë nuk ishte në gjendje të tregonte cilësinë e tij të vërtetë për shkak të lëndimeve,"- tha Roel Coumans, ish-asistent trajner i Arabisë Saudite dhe trajner i tre klubeve në vend. 

“Ishte fat i keq, pasi ai është një lojtar që i përshtatet stilit sulmues të Al-Hilal dhe ishte një kënaqësi për ta pare”. Coumans ra dakord me trajnerin e Al-Hilal, Jorge Jesús, i cili deklaroi të hënën se lideri i ligës dhe kampioni në fuqi, do të luftonte edhe pa Neymar. 

Tifozët e Al-Hilal janë të zhgënjyer nga largimi i 32-vjeçarit brazilian, por tifozi me bazë në Riad, Ayman Al-Hotawi tha se ndërprerja e kontratës ishte gjëja e duhur për të bërë për të gjitha palët. 

“Hilal është një klub i madh që nuk mund të ketë durim me një lojtar, që nuk performon në nivelin që e karakterizon”, deklaroi Al-Hotawi. “Është një tregues i qartë se liga nuk është piknik”.

Vinicius Júnior nga Real Madridi dhe Mohamed Salah nga Liverpooli, kanë qenë emrat që janë spekuluar si zëvendësues të mundshëm të Al-Hilal, përpara se ai të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet në qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klubi nuk ka komentuar. “(Al-Hilal) ka shumë ambicie dhe dëshiron yje botërore, dhe ata duhet ta bëjnë këtë nëse duan të bëhen një nga pesë apo gjashtë ligat më të mira në botë”,- tha Kumar.

Ndërkohë, Neymarit ka të ngjarë t’i bëhet një pritje heroike në Santos, klubi i tij i fëmijërisë, me të cilin fitoi gjashtë tituj përpara se t'i bashkohej Barcelonës në 2013.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll