Politike

Vota e Diasporës/ Berisha nga Kuvendi: Nëse nuk votojnë emigrantët pa dokumente do të ketë protesta të fuqishme para ambasadave

Berisha deklaroi se nëse nuk votohet në parlament ligji që ju njeh emigrantëve dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre do të ketë protesta masive para ambasadeve.

30 Janar 2025, 16:08 Nga B.Z

Vota e Diasporës/ Berisha nga Kuvendi: Nëse nuk votojnë

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar nga foltorja e kuvendit se nëse në zgjedhjet e 11 Majit, nuk votojnë emigrantët pa dokumente do të ketë protesta të fuqishme para ambasadave. Berisha deklaroi se janë rreth1 milionë shqiptarë që nuk disponojnë dokumentet e leshuara në Shqipëri dhe ndalimi i tyre për të votuar sipas tij është një akt absurd. Berisha deklaroi se nëse nuk votohet në parlament ligji që ju njeh emigrantëve dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre do të ketë protesta masive para ambasadave.

Berisha: Së pari, dua të informoj shqiptarët brenda dhe jashtë vendi se, kreu i narkoshtetit, Edi Rama po bën gjithçka për të asbotuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë Shqipërisë për votime.
Ai, në mënyrën më absurde po kushtëzon e qytetarëve shqiptarë, me shtetësi shqiptare, me pasjen ose jo të dokumenteve të prodhuara në Shqipëri, ndërkohë që, shqiptarë ata i bën shtetësia, pavarësisht nga dokumenti që ata kanë marrë në vendin ku jetojnë.

Dhe ky standard, është standardi i atij që ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës dhe e shqiptarëve. Nuk ka akt më absurd, më antishqiptar, më antidemokratik se t’u thuash mbi 1 milion shqiptarëve që nuk dispononi dokumentet e lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të sigurta biometrike të vendit ku jetojnë, në SHBA, në Kanada, në Gjermani, në Angli, në çdo vend tjetër.

Bëni kështu rekord i vetmi në botë i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike, as të BE-së, as të hapësirës të NATO-s, as të vendeve tjera, sepse keni frikë dhe tmerr nga vota.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve të pregatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit, në qoftë se nuk votohet në këtë parlament ligji i cili u njeh atyre, njëlloj siç bën kosova, njëlloj siç bën Maqedonia, njëlloj siç bën çdo vend tjetër, dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre plotësisht.

.

vota e diaspore sali berisha

Sondazh

Poll