Aktualitet

Dy mijë euro për legalizimin e një banese në Fier, SPAK çon për gjykim dosjen në ngarkim të punonjësit të Kadastrës dhe dy të pandehurve të tjerë

Endri Ngresi, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Ardjan Kumanaku dhe Afërdita Vidhi akuzohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. 

30 Janar 2025, 14:41 Nga r.ll
Dy mijë euro për legalizimin e një banese në Fier, SPAK
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të punonjësit të Kadastrës në Fier, Endri Ngresit dhe 2 të pandehurve e tjerë, të cilët akuzohen për korrupsion.

Endri Ngresi, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Ardjan Kumanaku dhe Afërdita Vidhi akuzohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. 

Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se Afërdita Vidhi në bashkëpunim me Ardjan Kumanaku i kanë dhënë një shumë monetare në vlerën 2000 (dy mijë) euro, Endri Ngresi, i cili ka qenë punonjës pranë ASHK-së Fier, me qëllim pajisjen me dokumente legalizimi të shtëpisë së saj në Fier.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.17 të vitit 2024 dhe ka dorëzuar në Gjykatën Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të 3 të pandehurve:

Endri Ngresi, punonjës i ASHK Fier, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Ardjan Kumanaku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

Afërdita Vidhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se e pandehura Afërdita Vidhi në bashkëpunim me të pandehurin Ardjan Kumanaku i kanë dhënë një shumë monetare në vlerën 2000 (dy mijë) euro të pandehurit, Endri Ngresi, i cili ka qenë punonjës pranë ASHK-së Fier, me qëllim pajisjen me dokumente legalizimi të shtëpisë së saj në Fier.

spak endri ngresi aferdita vidhi ardjan kumanaku

Sondazh

Poll