Aktualitet

SHBA i ndërpreu fondet, SPAK: Jemi institucion i pavarur, mbështetemi te buxheti i shtetit

SPAK në një reagim thekson se ditën e djeshme janë informuar për këtë urdhër dhe shton se prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve amerikane.

30 Janar 2025, 14:26 Nga I.A
SHBA i ndërpreu fondet, SPAK: Jemi institucion i pavarur, mbështetemi
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka komentuar vendimin e administratës Trump për të ndërprerë fondet për Shqipërinë, përfshi këtu dhe grantet për sistemin e drejtësisë në vend. SPAK në një reagim thekson se ditën e djeshme janë informuar për këtë urdhër dhe shton se prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve amerikane.

Ndërkohë që shton se ata janë një institucion i pavarur, i cili mbështetet nga buxheti i shtetit. Por SPAK thekson se mbështetja amerikane është shumë e rëndësishme për ta, pasi konstiton në fuqizimin e punës së tyre.   

Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare. SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025. Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI. Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”, thuhet në njoftim.

Pse i ndërpreu fondet SHBA?

Shtetet e Bashkuara me urdhër të Presidentit Donald Trump kanë ndërprerë ndihmat e çdo lloj natyre për vendet e juaja. Ndër vendet që janë prekur nga ky urdhër i adminisratës Trump është dhe Shqipëria, ku janë ndërprerë fondet për më shumë se 30 institucione dhe për shuma organizata të tjera. SHBA deri më tani ka qenë një nga mbështetëset kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqiqëri dhe për reformën në drejtësi. Por me urdhërin e Trump, kjo mbështetje tashmë është shuar, deri në një njoftim të dytë. Shkak për ndërprerjen e fondeve është bërë një rishikim dhe analizë e administratës amerikane për të parë se ku shkojnë këto fonde dhe a po shpenzohen në të mirë të SHBA-së. 

spak

Sondazh

Poll