Aktualitet

Ceremonia mortore e Kryepeshkopit Janullatos/ Imzot Joani: Vepra e tij në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri madhështore dhe unike

Sipas Imzot Joanit, Kryepeshkopi Janullatos është kthyer në një pikë referimi të rëndësishme, jo vetëm në fushën e dialogut ndërfetar, por edhe në atë të mendimit njerëzor në tërësi.

30 Janar 2025, 12:16 Nga r.ll
Ceremonia mortore e Kryepeshkopit Janullatos/ Imzot Joani: Vepra e tij në
imzot joani

TIRANË- Mbikëqyrësi i Fronit Kryepeshkopal, Imzot Joani ka mbajtur fjalën e tij në liturgjinë hyjnore dhe shërbesën e varrimit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ku vlerësoi veprën e kryepeshkopit të ndjerë në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Ai u shpreh se nën kujdesin e tij përveç rindërtimit të kishës, në vend u hapën kopshte, shkolla dhe institute profesionale, si dhe u mbështet arsimi publik.

Por vepra më e madhe, sipas Imzot Joanit, është përpjekja e kryepeshkopit Anastas Janullatos për të dhënë një frymë të drejtë dhe të mirë brenda Kishës. Sipas tij, Kryepeshkopi Janullatos është kthyer në një pikë referimi të rëndësishme, jo vetëm në fushën e dialogut ndërfetar, por edhe në atë të mendimit njerëzor në tërësi.

“Qëllimi i tij ka qenë të ndërtojë një Kishë ku Perëndia të adhurohet “në frymë dhe në të vërtetën” (Jn 4:23). Për Kryepiskopin Anastas, veprat ndërtimore nuk ishin një qëllim në vetvete, por një mjet për të realizuar misionin shpëtimtar të Kishës. Ndërtesat janë ngritur për njerëzit dhe në shërbim të tyre, duke qenë mjete që i shërbejnë adhurimit dhe jetës shpirtërore të besimtarëve. Është e vërtetë që kemi humbur një Kryebari të rrallë, por kemi fituar një ndërmjetës të fuqishëm pranë Perëndisë, që do të lutet pa reshtur për ne dhe për Kishën tonë, të cilën e deshi aq shumë. Nëse jemi të pikëlluar, ne 5 ende gjejmë ngushëllim – shkruan Shën Augustini – dobësia jonë na rëndon, por besimi na mban lart. Ne jemi të pikëlluar për gjendjen njerëzore, por shërimin tonë e gjejmë në premtimin hyjnor. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se ai ishte një pasardhës i denjë i Apostujve dhe, gjatë gjithë jetës së tij, një predikues i zjarrtë i Kryqit dhe i Ngjalljes, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Ai e mbajti mbi supe Kryqin e Krishtit dhe kështu nisi rrugën e tij drejt Ngjalljes. Jeta e tij ishte një jetë e vërtetë, dhe jeta e vërtetë nuk mbaron me vdekjen, sepse ajo është një jetë e shenjtë dhe e pavdekshme. Prandaj, nuk mund të trishtohemi si ata që nuk kanë shpresë”, tha ai.

imzot joani

Sondazh

Poll