30 Janar 2025, 11:52
Nga r.ll
pamje nga homazhet
TIRANË- Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë po mbahet shërbesa e fundit para ceremonisë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mesha për Kryepeshkopin drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i pari mes të barabartëve në Kishën Ortodokse. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm i Janullatos, do të drejtojë ceremoninë e mortore.
Për varrimin e Kryepeshkopit kanë ardhur në Tiranë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse. Një delegacion ka ardhur nga Vatikani me në krye Sekretarin e Shtetit, Pietro Parolin. Në ceremoni merr pjesë, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopi i Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë, etj. Gjithashtu, në ceremoni kanë ardhur Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj. Mungojnë partiarku i Serbisë dhe Rusisë, ndërkohë që në homazhe ndodhet i pranishëm ambasadori rus në Shqipëri.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, po ashtu është i pranishëm me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar. Përfaqësues të opozitës greke po ashtu janë të pranishëm për ceremoninë e Kryepeshkopit.
Kjo ceremoni ka bërë bashkë edhe dy drejtuesit e partive më të mëdha politike në vend, kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Dyshja e kundërshtarëve politikë janë ulur pranë ndërsa mes tyre është kryeministri grek Mitsotakis. Qindra besimtarë janë mbledhur jashtë në oborrin e kishës për ti dhënë lamtumirën kryepeshkopit Anastas. Në ceremoni do të mbahen edhe fjalime nga klerikë dhe dy kryeministrat Rama dhe Mitsotakis. Gjithashtu edhe mbesa e Kryepeshkopit Janullatos do të mbajë fjalimin e saj.
Trupi i tij do të prehet në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë. Prej dy ditësh në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet janë mbajtur homazhe për Kryepeshkopin e ndjerë, ku kanë marrë pjesë dhe qindra besimtarë.
varrimi i kryepeshkopit anastas janullatos
ef95350d 8e49 40cd ada8 52f3ed9a8db6
c4a6420e 4ca7 40e4 8602 8acce609fa60
berisa rama
anastasios 10
anastasios 9
anastasios 8
anastasios mesa
1738233209 fhnvpvg7
bartolemeujpg
naos
mitsotakis tirana
mitsjpg
kas
ieronimos
grjpg
bartolemeujpg
anastasios 14
anastasios 13
anastasios 12
anastasios 11
anastasios 10
Aktualitet
30 Janar 2025, 12:05
N.F
Irena Gjoka
TIRANË- Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka jep dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Yaris”, ku të pandehur ...
Aktualitet
30 Janar 2025, 11:55
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në Korçë. Mësohe...
Aktualitet
30 Janar 2025, 11:55
I.A
“Ndotje thuajse zero, trajtim të mbi 850 ton mbetjesh në ditë të mbërritura nga tre bashki dhe prodhim 15.4 megavat or&...
Aktualitet
30 Janar 2025, 11:19
r.ll
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq Emiljano Burbën, i akuzuar si organizator i një grupi të stru...
Aktualitet
30 Janar 2025, 11:02
r.ll
mitsotakis
TIRANË- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, k...
Aktualitet
30 Janar 2025, 10:51
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan. I arrestuari ishte shpallur në k&eum...
Aktualitet
30 Janar 2025, 10:18
N.F
Banesë e përmbytyr në Durrës
DURRËS- Vendi ynë është përfshirë ditën e djeshme nga moti i keq. ...
Aktualitet
30 Janar 2025, 10:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy persona nën akuzën &ld...
Aktualitet
30 Janar 2025, 09:55
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 36-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Arrestimi i tij ka ard...
Aktualitet
30 Janar 2025, 09:45
N.F
Spanjë
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga 3 shqiptarë pas një operacion antidrogë. G...