Aktualitet

Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës Bartolomeu: Një detyrë e dhimbshme na ka mbledhur sot në Tiranë! Humbja e Kryepeshkopit Anastas na shkakton dhimbje shpirtërore

Patriarku Ekumenik u shpreh se Patriarkana e Kostandinopojës do të përfaqësojë me dashuri edhe pasardhësin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, cilido që të jetë i zgjedhuri në këtë detyrë. 

30 Janar 2025, 12:58 Nga r.ll
Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës Bartolomeu: Një detyrë e
patriarku bartolomeu

TIRANË- Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës, i pari i Ortodoksëve në botë, Bartolomeu ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë.  Patriarku Bartolomeu tha se sot shtylla e madhe e Kishës Ortodokse në Shqipëri ka rënë, ndërsa humbja e tij ka shkaktuar një dhimbje të madhe shpirtërore. Ai ka folur edhe për zgjedhjen dhe detyrën e Kryepeshkopit Anastas në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri.

"Një detyrë e dhimbshme na ka mbledhur sot në Tiranë. Shtylla e madhe e Kishës Ortodokse në Shqipëri ka rënë. Kryepeshkopi Anastas ka ndërruar jetë. Edhe pse mosha e tij dhe përkeqësimi i shëndetit na kishin përgatitur, humbja e tij na shkakton një dhimbje shpirtërore. Kur ai regjim ra Kisha e Kostandinopojës nisi kërkimet për një burrë të pajisur me cilësi të vecanta. Ky burrë duhet të mishëronte virtytin, zgjuarsinë shpirtin luftarak, zgjuarsinë diplomatike, njohjen ndërkombëtare nëse ishte e mundur, bsimin e palëkundur në misionin e shenjtë, përkushtimin ndaj traditave te shenjta dhe dashurinë për popullin e vuajtur. Të gjitha këto cilësi i gjetëm tek mitropoliti i atëhershëm i Andrusës, njeri i dalluar që kishte ndritur në misionin e tij në Afrikë dhe kishte fituar një emër të respektuar në botën akademike. Me përkushtimin dhe urtësinë e tij ai është bërë një figurë e spikatur në Kishë në mënyrën më të mirë të mundshme.  Sigurisht, shërbesa e tij baritore nuk ishte pa furtuna! Ai e udhëhoqi Kishën nëpër rrugë të ngushta dhe përmes sfidave të mëdha, duke ecur shpeshherë në tehun e shpatës. Megjithatë, ai zotëronte hirin për të zgjedhur bashkëpunëtorët e duhur, për të hapur shtigje aty ku dukej se çdo rrugë ishte e mbyllur dhe për të gjetur burimet e nevojshme për ringjalljen e Kishës nga hiri. Kishat, manastiret, shkollat, Seminari Teologjik dhe Klerikal, spitalet dhe institucionet e tjera në shërbim të komunitetit janë vetëm disa nga arritjet e shumta të tij”, tha ai.

Patriarku Ekumenik u shpreh se Patriarkana e Kostandinopojës do të përfaqësojë me dashuri edhe pasardhësin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, cilido që të jetë i zgjedhuri në këtë detyrë. 

“Anastasi, si personalitet dhe si Kryepiskop, është padyshim i pazëvendësueshëm! Humbja e tij përbën një tronditje të thellë për Kishën lokale. Megjithatë, jemi të bindur se uratat e tij, së bashku me ndërmjetësimet e të gjithë shenjtorëve të Ilirisë, do të ndihmojë në zgjedhjen e pasardhësit më të denjë dhe të përshtatshëm për fronin e tij. Kisha mëmë, Patriarkana e Kostandinopojës, do ta përqafojë me dashuri Kryepiskopin e ri, kushdo qoftë ai, dhe do të qëndrojë gjithmonë pranë tij, e gatshme për ta mbështetur në çdo nevojë të Kishës Autoqefale të Shqipërisë”, tha Patriarku Ekumenik.

patriarku bartolomeu varrimi i kryepeshkopit anastas janullatos

Sondazh

Poll