Ekonomi

Në çadër me fëmijë të vegjël në temperatura minus, familja në Fushë Krujë apelon për ndihmë: Shteti të vejë dorë

5 Janar 2020, 14:07 Nga DOSJA
Në çadër me fëmijë të vegjël në

FUSHË KRUJË- 10 anëtarët e familjes Islam Cakoni  jetojnë në këtë në çadër që pas  tërmetit të 26 nëntorit.Aty prej 35 ditësh përballet me temperaturat nën zero.Me zjarrin e ndezur  nga njëra anë dhe me çadrën që lëviz prej erës nga ana tjetër, kryefamiljari shprehet se askush nuk është interesuar për ta, ndërsa kërkon nga shteti një shtëpi të sigurt.

Ismail Cakoni: Kërkoj që shteti sa më shpejt të na ndihmojë me shtëpinë për rindërtimin. Këtu kemi tokën, lopët, të gjitha. Nuk kam ku të iki.

Në lidhje me bonusin e qirasë, Cakoni shprehet se nuk ka informacion për të, ndërsa shprehet se nuk mund të lëvizë prej banesës së tij, pavarësisht se është e démtuar. Kjo për shkak të kujdesit për bagëtinë.

Ismail Cakoni: Nuk di asgjë për bonusin e qirasë, por nuk mund të largohem nga këtu. Jam i detyruar të rri këtu.

Ismail Cakoni shprehet se asnjë përfaqësues i shteti nuk i ka vizituar ata, ndërsa çdo ditë shqétësohen për fëmijët e vegjël në këto temperatura të ulëta.

Marrë nga Ora News

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale fushë-krujë situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019 fushë-krujë situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll