Politike

Rama shkon në familjen Shkalla në Farkë: S’do rrini gjatë në kontenier, deri në prill do keni banesën e re (VD)

7 Janar 2020, 14:42 Nga DOSJA
Rama shkon në familjen Shkalla në Farkë: S’do rrini

TIRANË- Kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë qenë sot në familjen Shkalla në Farkë, të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Familja shkalla tashmë është pa banesë, por tani po jeton në kontenier.

Për Ramën kjo situatë do kalojë shpejt, pasi deri në prill do kenë banesë të re, pasi ndërtimi do fillojë shumë shpejt. Më tej kreu i qeverisë tha se shtëpia e re do të ndërtohet në oborrin ku ka qenë e vjetra, por nëse pranojnë banorët mund të afrohen më afër qendrës për të patur pranë shërbimet e tyre shëndetësore apo sociale.

Veliaj: Nga shtëpia e vjetër kanë mbetur vetëm dy dhoma. Ramë dakort me Bedriun që nëse i konvenon parafabrikati me 2 kate ta bëjmë. Nëse ndryshe atëhere ta rrëzojmë këtë dhe më pas një pjesë një donator, pjesën tjetër një donator tjetër.

Rama: Nuk është cështje para fabrikati apo tullash. Por është çështje që të bëhet banesë sa më e mirë. Mos u mërzisni se do t’a kapërcejmë këtë situatë.

Veliaj: Kjo është zgjidhje provizore. Kryeminisri Rama na ka thënë se ku ka fëmijë dhe çadrat s’janë të mira atëhere do të japim konteinerë.

Rama: Këtu janë në tokën e tyre dhe shtëpitë do të ndërtohen këtu. Në rastet e tjera do të bëhen qyteza ku do të jenë më afër njëri- tjetrit, më afër me qendrës, me shërbimet, me spitalet, me kopshtet etj. Dhe jo në majë të malit aty që nuk vjen as urgjenca. Toka i mbetet atij që e ka dhe i zoti i punës të shkojë ta punojë dhe ta kthejë në shtëpi. Dhe jo të shkojë gjithë shtëpia aty se kanë bagëtitë. Mund të paguajnë një çoban apo tjetër por nuk vijon kështu kjo histori. Në fund të marsit, fillim të prilli me kësmetin e zotit fillojmë montimin e shtëpive të reja.

(A.B.:E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama familja shkalla rama ne familjen shkalla tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama familja shkalla rama ne familjen shkalla tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2020, 10:53

TIRANË- Dita e sotme shënon kalimin online të një pjese të madhe të shërbimeve që deri më tani ofroheshin nëpër sportele. Janë 472 aplikime për shërbime që...