Politike

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, ‘Nisma Thurje’ dorëzon në Kuvend peticionin me 50 mijë firma (VD)

7 Janar 2020, 12:01 Nga DOSJA

TIRANË- Aktivistët e ‘Nisma Thurje’ kanë depozituar sot në Kuvend, një peticion të firmosur nga mbi 50 mijë qytetarë, ku kërkojnë disa ndryshime të sistemit zgjedhor në kuadër të Reformës Zgjedhore. 

Në një dalje për mediat, nga selia e Kuvendit, përfaqësuesit e nismës dhe deputetët  Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonit thanë se ndryshimet synojnë t’i rikthejnë qytetarëve të drejtën për të vendosur. Deputetja Hajdari falënderoi çdo qytetar që i është bashkuar kësaj nisme.

“Kanë 30 vite që e kanë zaptuar Shqipërinë. Falenderoj çdo qytetar që i është bashkuar kësaj nisme. Duam të jemi në gjendje të kërkojmë vullnetin e çdo partie politike. Ju faleminderit shumë qytetarëve që i bashkohen kësaj nisme”, është shprehur Hajdari.

Ndërsa Pano Soko është shprehur: “Ne duam dhe kemi kërkuar te drafti që kemi parashikuar sot që kjo të ndryshojë. Pra që deputetët të zgjidhen nga populli dhe jo nga kryetari, sepse sovraniteti i përket popullit dhe llogaridhënia i duhet dhënë popullit dhe jo kryetarit. Përveç pjesës së listës së hapur, ne kemi propozuar edhe proporcional kombëtar, pra nuk duam që Shqipëria të ndahet në rajone, siç është ndarë deri më sot, pra të jetë një rajon i vetëm, të jetë proporcional kombëtar me një listë.”

Partia Demokratike dhe aleatët e saj prej kohësh kanë ngritur një grup ekspertësh, por edhe pse u shprehën se brenda 2019-ës do kishin gati draftin ende nuk e kanë bërë publike një gjë të tillë. Ndërkohë dhe nga Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore në kuvend, ku merr pjesë maxhoranca dhe opozita parlamentare, ende nuk kemi “tym të bardhë”, pasi procesi ka ngecur. Reforma Zgjedhore duhet të ishte mbyllur që në dhjetor, por afati i Komisionit u zgjat me disa muaj. Reforma është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Një ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në selinë blu ekspertët e opozitës për Reformën Zgjedhore.  Burimet nga selia blu bëjnë me dije se shumë shpejt do të ketë propozime konkrete për Reformën Zgjedhore nga ana e opozitës.

(J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike peticioni për reformës zgjedhore ralf gjoni rudina hajdari peticioni për reformës zgjedhore ralf gjoni rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2020, 10:53

TIRANË- Dita e sotme shënon kalimin online të një pjese të madhe të shërbimeve që deri më tani ofroheshin nëpër sportele. Janë 472 aplikime për shërbime që...