Politike

Përplasje mes Lapajt dhe Murrizit/ Kreu i "Shqipëria Bëhet" pyet ish-deputetin: Si ka mundësi që regjimi i Ramës të miratoi ty lejen minerare? Publikon dokumentet

Pyetjet e Lapajt lidhen me një leje minerare për aktivitet minerar në fshatin Zogas të Bashkisë Skrapar.

29 Janar 2025, 10:47 Nga r.ll
Përplasje mes Lapajt dhe Murrizit/ Kreu i "Shqipëria
murrizi, lapaj

TIRANË- Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj përmes një postimi në rrjetet e tij sociale i ka drejtuar disa pyetje ish- deputetit Myslim Murrizi. 

Pyetjet e Lapajt lidhen me një leje minerare për aktivitet minerar në fshatin Zogas të Bashkisë Skrapar. Sipas tij, deputeti Murrizi e ka përfituar lejen nga qeveria Rama. 

POSTIMI I PLOTË: 

4 pyetje për deputetin Myslim Murrizi:

1. A je ti bashkëpronar i firmës SANDSTONE ALBANIA?

2. A ke përfituar nga qeveria Rama në dt. 21.02.2024 leje për aktivitet minerar në fshatin Zogas, Bashkia Skrapar?

3. Si ka mundësi që regjimi i Edi Ramës të miratoi ty opozitarit të flaktë lejen minerare ndërkohë që opozitarëve të thjeshtë u heqin dhe KEMP-et e invaliditetit?

4. A i keni pyetur banorët e fshatit Zogas nëse janë dakord për marrjen e asaj prone?

Përplasja mes dy politikanëve, ka nisur pasi ish-deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar Adriatik Lapajn, si njeri të përdorur nga George Soros përpara zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, Lapaj është i kurdisur nga filantropi Soros.

“Nga Fondacioni Soros kane lindur dy nga partite e reja qe do ‘bejne’ dhe do ‘thurin’ Shqiperine sipas rrobaqepësit Aleks Soros. Fondacioni Soros mbeshtet, ideon dhe financon partine e Adriatikut dhe te Endrit si dy parti te majta ekstreme qe fillimisht e filluan karrierën si shoqeri e hapur deri ne shqyerje pastaj kaluan tek Aleanca Kuqezi, pastaj ‘ustai’ u dha porosi te krijojne dy parti te ndryshme me nje qellim te vetem qe te mbajne ‘gjalle’ frymen sorrosiane. Nuk e njoh dhe nuk e paragjykoj Arlind Qorrin qe eshte i MAJTE DHE KOMUNIST BIO, por kur shoh sherret mes tyre kuptoj qe e gjitha eshte lufte per elektoratin e majte se per lgbq jane te urdheruar te ndahen mes ketyre dy subjekteve dhe rilindjes”, shkruan Murrizi.

Pas këtij postimi, ka reaguar menjëherë edhe Adriatik Lapaj, ku i është përgjigjur me një koment në postimin e tij në Facebook. Sipas tij, Murrizi shtiret sikur është në betejë politike me socialistët, por në fakt në dy vitet e fundit ka marrë një licencë miniere dhe ka dokumente që e vërtetojnë këtë.

“Une jam avokat, o Myslim. Une mbroj ke te dua. Ky eshte profesioni im. Po ti ne kohen kur je ne lufte me regjimin, si ke arritur te marresh licence miniere?”, komenton Lapaj.

“Thuaji popullit a te ka dhene qeveria Rama nje licence miniere ne 2 vitet e fundit? I kam une dokumentat. Ne fakt kam dokumentat per te gjithe ju. Nese mendoni se me gelltitni kollaj, do bindeni rruges qe me keni nenvleresuar”, thuhet më tej në komentin e tij. 

adriatik lapaj myslim murrizi

Sondazh

Poll