Bota

Pas urdhërit ekzekutiv të Trumpit ambasada e SHBA-së në Shkup ndërpret të gjitha projektet në RMV

Ky vendim ka ardhur pas urdhërit ekzekutiv të Presidentit të ri amerikan, Donald Tramp, i cili “ngriu” ndihmat e vendeve të huaja për 90 ditë për të gjitha vendet, përveç Izraelit dhe Egjiptit.

28 Janar 2025, 14:39 Nga N.F
Pas urdhërit ekzekutiv të Trumpit ambasada e SHBA-së në
Ambasada e SHBA-së në Shkup

SHKUP- Ambasada e SHBA-së në Shkup mëngjesin e sotëm ka njoftuar të gjitha OJQ-të dhe organizatat tjera që tashmë kanë fituar dhe thuajse i kanë realizuar projektet në RMV, që të ndalin realizimin e projekteve dhe të mos paguajnë asgjë. Ky vendim ka ardhur pas urdhërit ekzekutiv të Presidentit të ri amerikan, Donald Trump, i cili “ngriu” ndihmat e vendeve të huaja për 90 ditë për të gjitha vendet, përveç Izraelit dhe Egjiptit.

Këshilli Etik për Media në RMV mori sot njoftimin ku më pas kanë anuluar takimin e 30 janarit me përfaqësues të Televizioneve, për procesin e avancimit të Kodeksit të Gazetarëve.

“Para pak çasteve morëm njoftmin nga SHGM-ja se donatori I këtij projekti, Organizata Ndërkombëtare – IREKS, kërkon ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve për realizimin e projektit. Kjo vjen pas vendimit të autoriteteve të reja amerikane për “ngrirjen” dhe revizionin e thuajse gjithë ndihmës së SHBA-së nëpër botë, në kohëzgjatje prej 90 ditëve,” thuhet në njoftimin e KEMM-it.

Praktikisht kjo paraqet pasojën e parë të administratës së re të SHBA-së, kurse priten edhe më tepër ndërprerje të projekteve, pasi Presidenti Trump do të nis të përballet me bilancin tregtar negativ me Evropën.

Në përgjithësi, ndihma e SHBA-së në RMV menaxhohej përmes projekteve të Ambasadës dhe përmes agjencisë USAID, kurse fokusohej në sundimin e së drejtës, sigurisë kibernetike, ambientit jetësor, zhvillimit demokratik, përmirësimit të konkurencës, luftës kundër korrupsionit dhe për pjesëmarrje më të madhe civile.

Vetëm për sistemin gjyqësor, SHBA-të kanë dhënë donacione thuajse prej 500 milion eurove. Udhëzuesi që të premten u publikua nga Sekretari Amerikan I Shtetit, Mark Rubio, dërguar nëpër të gjitha përfaqësitë diplomatiko-konsulare, kërkon që të punësuarit të japin “urdhëra për stopimin e punës” për të gjithë “cmimet ekzistuese për ndihmë të huaj”.

Në Komunikatën e DASH-it për vendimin e Mark Rubios thuhet se sekretari shtetëror ka inicuar kontrollin e të gjitha programeve për ndihmë të huaj që të sigurohet se ata janë efikase dhe konzistente me politikën e jashtme të SHBA-së, në kuadër të agjendën “Amerika në vend të parë”.

ambasada e shba-së në shkup

Sondazh

Poll