Bota

Protestat masive në Beograd/ Mediat e huaja: Kryeministri serb Millosh Vuçeviç pritet të japë dorëheqjen sot

Dorëheqja e mundshme e Vuçeviç do të shënonte largimin nga detyra të zyrtarit më të lartë që nga përhapja e protestave masive në të gjithë vendin.

28 Janar 2025, 11:21 Nga M.B
Protestat masive në Beograd/ Mediat e huaja: Kryeministri serb Millosh
Millosh Vuçeviç

SERBIA- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç prite të japë dorëheqjen ditën e sotme sipas mediave në Beograd. Dorëheqja e mundshme e Vuçeviç do të shënonte largimin nga detyra të zyrtarit më të lartë që nga përhapja e protestave masive në të gjithë vendin.

Protestat antiqeveritare në Beograd janë të përditshme që kur një çati u shemb në nëntor në një stacion hekurudhor në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, ku u vranë 15 persona. Protestuesit duke përfshirë studentë, mësues dhe punëtorë të tjerë kanë dalë me mijëra, duke fajësuar për fatkeqësinë korrupsionin brenda qeverisë së presidentit Aleksandër Vuçiç.

millosh vucevic

Sondazh

Poll