Bota

Konsumuan dy shishe liker me limon në një restorant, çifti i sapofejuar gjendet i pajetë në hotel në Vietnam, shkak helmimi me metanol

Ata u gjetën të vdekur në dhomat e tyre në Boxing Day. Sipas një burimi pranë familjes, Greta kontaktoi prindërit e saj përmes WhatsApp më 25 dhjetor, duke përshkruar se kishte “njolla të zeza” në vizionin e saj.

28 Janar 2025, 11:52 Nga N.F
Konsumuan dy shishe liker me limon në një restorant, çifti i
Arno Els Quinton dhe Greta Marie Otteson

VIETNAM- Një grua britanike dhe i fejuari i saj vdiqën pasi kishin pirë pije të kontaminuar në Vietnam. 33-vjeçarja, Greta Marie Otteson, dhe partneri i saj 36-vjeçari, Arno Els Quinton kishin dalë për darkë në prag të Krishtlindjeve. Pas darkës, çifti i sapofejuar porositi dy shishe liker limoni në një restorant tjetër.

Ata u gjetën të vdekur në dhomat e tyre në Boxing Day. Sipas një burimi pranë familjes, Greta kontaktoi prindërit e saj përmes WhatsApp më 25 dhjetor, duke përshkruar se kishte “njolla të zeza” në vizionin e saj.

Të nesërmen, trupi i Gretës u gjet nga stafi në vilën Hoi An Silverbell, ndërsa Arno u zbulua në një dhomë aty pranë. Policia nisi një hetim për vdekjen e tyre dhe gjeti shishe bosh me liker brenda dhomave të tyre.

Sipas hetuesve, testet dolën në përfundimin se çifti vdiqën nga helmimi me metanol, që besohet të jetë i lidhur me pijen që u gjet në dhomë.  Është e paqartë se si mund të ketë qenë metanoli brenda shisheve.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani në lidhje me vdekjen e tyre, me babain e Gretës, Paul, i dëshpëruar për të gjetur se kush ishte përgjegjës për pijet. Ai shtoi se qëllimi i tyre është të nxjerrin para drejtësisë njerëzit që furnizuan alkoolin dhe vranë Gretën dhe Arnon.

arno els quinton greta marie otteso

Sondazh

Poll