28 Janar 2025, 12:16
Nga N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhëruar një tërheqje masive të pijeve Coke, Sprite dhe të tjera, pasi ka vërejtur nivele të larta të kloratit të cilat mund të paraqesin rreziqe shëndetësore.
Coca-Cola tha se kanoçet dhe shishet e qelqit që kishin nivele të larta të kësaj substance ishin shpërndarë në Belgjikë, Holandë, Britani, Gjermani, Francë dhe Luksemburg që nga nëntori i vitit të kaluar, deklaruan për AFP-në nga kompania Coca-Cola Europacific Partners në Belgjikë.
“Nuk kemi një shifër të saktë, por është e qartë se është një sasi e konsiderueshme”, tha kompania lidhur me sasinë e pijeve me nivele të larta të substancës kimike.
Lidhur me çështjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola, që shiten edhe në Kosovë, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Klorati mund të gjendet në ushqime, pasi buron nga dezinfektuesit me klor që përdoren gjerësisht për trajtimin e ujit dhe përpunimin e ushqimit.
Në një opinion shkencor të publikuar më 2015, Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit tha se ekspozimi afatgjatë ndaj kloratit përbën shqetësim të mundshëm shëndetësor për fëmijët, veçmas te ata që kanë mungesë të vogël apo të mesme të jodit.
“Shumica e produkteve të prekura ishin produkte të pashitura që veçse janë tërhequr nga raftet e dyqaneve dhe ne vazhdojmë të ndërmarrim masa për të larguar produktet e mbetura në treg”, tha Coca-Cola Europacific Partners.
Por, dega franceze e kompanisë tha se analizat nga ekspertë të pavarur “erdhën në përfundim se mundësia e lidhjes me një rrezik” ishte “shumë e vogël”.
“Ne nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët”, tha kompania.
Pijet e prekura të Coke dhe Fuze Tea ishin shpërndarë në Francë, por aktualisht urdhri për tërheqjen e produkteve nuk po aplikohet në Francë, shtoi kjo kompani.
Coca-Cola Europacific Partners tha se u kërkon falje konsumatorëve për urdhrin për tërheqje. Kompania tha se nivelet e larta të substancës u vërejtjen gjatë një kontrolli rutinor në fabrikën e prodhimit në Gent.
Produktet e prekura kishin kodin e prodhimit nga 328 GE deri në 338 GE, dhe përfshinin edhe bredet sikurse Minute Maid, Nalu, Royal Bliss dhe Tropico, tha kompania, duke shtuar se është në kontakt me autoritetet kompetente në tregjet e prekura./REL
coca cola klor
Bota
28 Janar 2025, 11:52
N.F
Arno Els Quinton dhe Greta Marie Otteson
VIETNAM- Një grua britanike dhe i fejuari i saj vdiqën pasi kishin pirë pije të kontaminuar n&...
Bota
28 Janar 2025, 11:30
M.B
Millosh Vuçeviç
SERBIA- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqjen nga detyra sot. Ky vendim vjen pas...
Bota
28 Janar 2025, 11:25
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shkalla e ngrohjes së oqeanit gjatë 40 viteve të fundit është katërfishuar. Sipas hulumtimit ...
Bota
28 Janar 2025, 11:21
M.B
Millosh Vuçeviç
SERBIA- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç prite të japë dorëheqjen ditën e sotme sipas...
Bota
28 Janar 2025, 10:59
N.F
Foto ilustruese
SUEDI- Policia suedeze ka arrestuar një burrë pasi tentoi të futej në ambasadën ruse në Stokholm me maki...
Bota
28 Janar 2025, 09:56
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që udhëzon sekretarin e Mbrojtjes, Pete H...
Bota
28 Janar 2025, 09:31
N.F
E mbijetuara e Holokaustit
GJERMANI- Të mbijetuarit e Aushvicit përkujtuan 80-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes dhe shpre...
Bota
28 Janar 2025, 09:21
M.B
Melania Trump
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka publikuar portretin zyrtar të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump...
Bota
28 Janar 2025, 09:19
N.F
KILI- Gjashtë persona humbën jetën pasi një varkë turistike u mbyt në një lumë në jug të Kili...
Bota
28 Janar 2025, 09:06
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve të hënën se Microsoft po diskuton blerjen e TikTok si pje...