Aktualitet

Shképutet energjia elektrike në disa zona në Tiranë, OSHEE: Avàri në rrjet

7 Janar 2020, 11:23 Nga DOSJA
Shképutet energjia elektrike në disa zona në Tiranë,

TIRANË- Në disa lagje të Tiranës është shképutur energjia elektrike për shkak të avàrive në rrjet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se zona e “Vasil Shantos” në drejtim të Selitës, është pa energji prej më shumë se 1 ore.

Sipas OSHEE, janë stakuar 4 kabina për shkak të një dèfekti në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kábujt elektrikë prapa ‘Vasil Shantos’. Ndërkohë, në terren ndodhen punonjësit e OSHEE-së që janë duke punuar pranë objektit, ku kalon fideri 327 i nënstacionit të Selitës. Po kështu, bëhet me dije se në të gjithë Tiranën ka stákime të energjisë elektrike me intervale kohore për shkak të ngárkesës që kanë tránsformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë.

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avari ne rrjet oshee tirana pa drita avari ne rrjet oshee tirana pa drita

Sondazh

Poll