Aktualitet

Dhunonte qytetaren me qëllim për të prostituuar në Itali, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, ishte shpallur në kërkim

7 Janar 2020, 10:15 Nga DOSJA
Dhunonte qytetaren me qëllim për të prostituuar në Itali,

Tiranë- Policia ka arrestuar në Tiranë 33-vjeçarin me iniciale A.Ç pasi ishte i shpallur në kërkim për ‘trafikim të personave të rritur’. Sipas Policisë 33-vjeçari së bashku me 3 persona të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar me dhunë një qytetare që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ndaj 33-vjeçari  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Return” vihet në pranga një tjetër shtetas.

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar , është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

– A. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, më 01.11.2019, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, më datë 06.10.2019, së bashku me 3 shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar me dhunë një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33-vjecari ne tirane arrestohet 33-vjecari ne tirane

Sondazh

Poll