Aktualitet

FOTO/ Kush është pronari i televizionit që u vra sot në Rrëshen, u arrestua më 2016, vëllai iu ekzekutua për prishje të

7 Janar 2020, 10:40 Nga DOSJA
FOTO/ Kush është pronari i televizionit që u vra sot në

RRESHEN- Kastriot Reçi është vëllai i Gasper Reçit, që u ekzekutua me 4 plumba në Romë të Italisë më 28 prill 2017.  Gasper Reçi 43-vjeç, u vra me armë zjarri rreth orës 23:30, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata.

Shqiptari ishte duke ecur në rrugë dhe për arsye ende të panjohura, u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ju afrua. Pasi u godit, burri gjeti vdekjen në vend.

Dy burra në bordin e një makine “Smart” i janë afruar 43 vjeçarit dhe njëri prej tyre, dyshohet pasagjeri e ka qëlluar atë për vdekje, për t’u zhdukur më pas. Ndërkohë që vetë pronari i Media plus-tv” , njihet si një person problematik me ligjin.

Ai është arrestuar në vitin 2016 nga Policia e Shtetit. Vrasja e të vëllait, dyshohet se ndodhi për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Gasper Reçi, njihej në Itali për problemet me ligjin.

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është ekzekutuar biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja ka tronditur qytetarët pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gasper reci vritet kastriot reci gasper reci vritet kastriot reci

Sondazh

Poll