Aktualitet

MESAZHI I FUNDIT/”Qëndroni larg njerëzve të këqinj”, çfarë shkruante biznesmeni i vrarë sot në Rrëshen më 1 janar:

7 Janar 2020, 10:51 Nga DOSJA
MESAZHI I FUNDIT/”Qëndroni larg njerëzve të

RRESHEN- Më 1 janar 2020, biznesmeni Kastriot Reçi, që mbeti i vrarë paraditen e sotme në Rrëshen, shkruante në rrjetet sociale,: “Qëndroni sa më larg njerëzve të keqinj, mashtrues dhe të pabesë”.

Është ky mesazhi i fundit, që viktima, 47-vjeçari Reçi, i arrestuar për trafik droge në vitin 2016 ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, si një urim për vitin 2020. Por pa kaluar më shumë se 7 ditë, ai u vra sot me breshëri plumbash, nga një makinë në ecje, nga dy persona të maskuar.

 

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është ekzekutuar biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja ka tronditur qytetarët pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot reci vrasje në rrëshen vritet kastriot reci kastriot reci vrasje në rrëshen vritet kastriot reci

Sondazh

Poll