Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Rrëshen, policia jep detajet e para: U qëllua pranë lokalit të tij

7 Janar 2020, 10:45 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenit në Rrëshen, policia jep detajet e para: U

RRËSHEN– Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para për  vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen,  Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Kastriot Reçi, 47 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është ekzekutuar biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja ka tronditur qytetarët pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot reci vritet kastriot reci kastriot reci vritet kastriot reci

Sondazh

Poll