Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, 2 të lënduar

Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur.

28 Janar 2025, 08:20 Nga M.B
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, 2 të lënduar
Foto ilustruese

LEVAN- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë nga ku mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur Varibop. Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrehanave.

aksident

Sondazh

Poll