27 Janar 2025, 22:44
Nga E. D
Lorenc Rrapa
TIRANË- Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja ka dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen. Rrapa i ftuar në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se pas ngjarjes ai personalisht nuk ka pasur kontakt me edukatoren, por ka pasur vetëm një komunikim të saj me bashkëshorten e tij, mamanë e 3-vjeçarit.
Babai i 3-vjeçarit shprehet se sipas kërkimeve që ai ka bërë edukatorja nuk është larguar nga Shqipëria, pasi është shpallur në kërkim nga policia. Ai u bëri thirrje të gjithë prindërve që të denoncojnë rastet e dhunës së fëmijëve të tyre nëse janë në të njëjtën situatë.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Po me edukatoren vetë arrite të flisje pasi more videon?
Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Në bazë të kërkimeve të mia edukatorja nuk ka dalur nga Shqipëria.
Blendi Fevziu: Jo jo a arrite të flisje në ato momentet e para?
Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Jo nuk kam folur. Ka folur vetëm bashkëshortja ime pastaj kanë filluar telefonatat..
Blendi Fevziu: Çfarë i ka thënë bashkëshortes tuaj?
Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Nuk janë të vërteta, sepse kamerat i pashë vetëm unë fillimisht…
Blendi Fevziu: Domethënë ti i ke gjetur kamerat vetë, ke zbuluar vetë dhunimin e fëmijëve jo vetëm të djalit tënd, ke çuar kamerat policisë dhe madje ke investiguar dhe është larguar apo jo nga Shqipëria…
Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Po po deri në fund…
Blendi Fevziu: Çfarë moshe kishte edukatorja?
Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: 46 vjeçe në mos gaboj.
Blendi Fevziu: A kishte pasur precedent të tillë?
Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit: Në bazë të kërkimeve të mia ka pasur një kopësht me motrën e vet dhe nuk janë rastet e para. Dua t’ju bëj një thirrje edhe prindërve, mos ngurojnë të denoncojnë rastet e fëmijëve të tyre sepse po tolerova unë, po toleroi një prind tjetër këto raste do të kemi. Nuk është vetëm rasti i Priamit.
lorenc rrapa
Aktualitet
27 Janar 2025, 22:24
E. D
Lorenc Rapa
TIRANË- Lorenc Rapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja &e...
Aktualitet
27 Janar 2025, 21:39
M.B
Anastas Janullatus
TIRANA- Kleriku i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, At Grigor Palushi, dha detaje sot lidhur me ceremo...
Aktualitet
27 Janar 2025, 20:41
Butrint
BUTRINT- Dikur e njohur si "Koreja e Veriut e Evropës", Shqipëria po i drejtohet vendeve të saj mijëravjeçare dhe trash&...
Aktualitet
27 Janar 2025, 20:07
B.Z
Arben Dosti, avokatja Romina Zano
TIRANË - Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti paraqit&eu...
Aktualitet
27 Janar 2025, 19:50
M.B
Shawn VanDiver
SHBA- Qytetarët afganë në Shëngjin, që ardhur pak muaj më parë, e kanë të paqartë t&e...
Aktualitet
27 Janar 2025, 19:05
E. D
foto ilustruese
ANGLI- Një 27-vjeçar shqiptar në Nottinghamshire përdori një patentë të rreme për të aplikua...
Aktualitet
27 Janar 2025, 18:30
M.B
RTSH
TIRANA- Këshilli Drejtues i RTSH-së ka votuar sot për drejtor të Përgjithshëm në fazën e parë p...
Aktualitet
27 Janar 2025, 18:34
B.Z
Tirana
TIRANË - Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin miratoi të hënën në parim ndryshimet ligjo...
Aktualitet
27 Janar 2025, 18:17
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Distancim nga deklaratat apo qëndrimet e individëve në njërën anë; mbështetje për student&e...
Aktualitet
27 Janar 2025, 18:03
E. D
Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli
ATHINË- Personat në foto janë Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli të cilët janë arrestuar nga policia...