Aktualitet

“Më kapi Rudi tek dora”, flet babai i 3-vjeçarit të dhunuar nga edukatorja: Na tregoi vetë djali! I shkruaj drejtoreshës, nuk u përgjigj

Rapa i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha gjatë rrëfimit të tij, se 3-vjeçari u ka thën se edukatorja e ka kapur tek dora.

27 Janar 2025, 22:24 Nga E. D
“Më kapi Rudi tek dora”, flet babai i 3-vjeçarit të
Lorenc Rapa

TIRANË- Lorenc Rapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja është shprehur se ngjarjen ia ka rrëfyer i biri i tij. Rapa i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha gjatë rrëfimit të tij, se 3-vjeçari u ka thën se edukatorja e ka kapur tek dora. Më tej ai tha se kanë folur me drejtoreshën e kopshtit dhe i kanë tënë që djalin e kanë pikën e dobët, të angazhohet me fëmijët. 

"Historinë tek kopshti në Astir, arrita ta kuptoj me nusen time Prej muajit Shtator e kisha çuar tek ai kopshti. E konsideroja të mirë sepse para këtij kopshti, të njëjtën situatë kisha në një kopsht tjetër, por jo kaq dramatike. E kaluam atë situatë me sukses, nuk u bë mediatike, e zgjidhëm. E çova tek ky kopshti për të qenë më të sigurtë. Kemi folur me drejtoreshëën e kopshtit, i kemi thënë që “djalin e kemi pikën e dobët, të angazhohet me fëmijët, të kalojë një pjesë kohë vetëm të mos keqtrajtohet” sepse kisha ngelur i traumatizuar nga rasti i parë. Vazhdon nga muaji Shtator deri më 20 Janar, kur Rudina Gerdani e dhunon Priamin. Ai na tregoi vetë në darkë duke na thënë “më kapi Rudi tek dora”. I shkruaj drejtoreshës, e marr në telefon, nuk u përgjigj. Më shkruan mesazh dhe i thashë që shpresoj të mos jetë e vërtetë sitiuata që po më thotë Priami," tha Lorenc Rapa. 

lorenc rapa

Sondazh

Poll