Aktualitet

Nderimet e fundit për Kryepeshkopin Janullatus/ At Grigor Palushi: Ka konfirmuar pjesëmarrjen patriarku i Konstandinopojës, i Aleksandrisë, Qipros dhe Greqisë

Kleriku tha se në ceremoni do të marrin pjesë edhe shumë personalitete nga e gjithë bota si dhe do të ketë përfaqësues edhe nga Vatikani.

27 Janar 2025, 21:39 Nga M.B
Nderimet e fundit për Kryepeshkopin Janullatus/ At Grigor Palushi: Ka
Anastas Janullatus

TIRANA- Kleriku i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, At Grigor Palushi, dha detaje sot lidhur me ceremoninë e varrimit të kryepeshkopit  që do të mbahet në Tiranë. At Grigor Palushi tha në emisionin “Open” në News 24 se deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e varrimit patriarku i Stambollt, i Aleksandrisë, Qipros dhe Greqisë. Kleriku tha se në ceremoni do të marrin pjesë edhe shumë personalitete nga e gjithë bota si dhe do të ketë përfaqësues edhe nga Vatikani.

"Ka konfirmuar pjesëmarrjen patriarku i Konstandinopojës, i Aleksandrisë, Qipros dhe Greqisë. Por janë shumë personalitetet që do të  vijnë nga e gjithë bota e krishterë, do të ketë një përfaqësi nga Vatikani. Do të ketë përfaqësi nga këshilli botëror i kishave dhe gjithashtu nga këshilli europian i kishave, pra do të jetë një pjesëmarrje mjaft e madhe. Mund të themi se Tirana do jetë qendra e të gjithë botës së krishterë", tha ai.

anastas janullatus

Sondazh

Poll