Aktualitet

“Për 1 orë kam parë 3 raste dhune në kopsht”, babai i të miturit ngre alarmin!

Ajo që tregon Rapa është një këmbanë alarmi pasi thotë se për 1 orë vëzhgimi në kamerat e këtij kopshti, ka shikuar 3 raste dhune nga edukatorja mbi fëmijët.

27 Janar 2025, 22:48 Nga E. D
“Për 1 orë kam parë 3 raste dhune në kopsht”,
Lorenc Rrapa

TIRANË- Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja ka dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Rapa ka treguar se në momentin që i biri i ka treguar se është dhunuar nga edukatorja, ai ka parë kamerat e kopshtit. Ajo që tregon Rapa është një këmbanë alarmi pasi thotë se për 1 orë vëzhgimi në kamerat e këtij kopshti, ka shikuar 3 raste dhune nga edukatorja mbi fëmijët.

Lorenc Rapa: E çova tek ky kopshti për të qenë më të sigurtë. Kemi folur me drejtoreshën e kopshtit, i kemi thënë që “djalin e kemi pikën e dobët, të angazhohet me fëmijët, të kalojë një pjesë kohë vetëm të mos keqtrajtohet” sepse kisha ngelur i traumatizuar nga rasti i parë. Vazhdon nga muaji Shtator deri më 20 Janar, kur Rudina Gerdani e dhunon Priamin. Ai ka tregoi vetë në darkë duke na thënë “më kapi Rudi tek dora”. I shkruaj drejtoreshës, e marr në telefon, nuk u përgjigj. Më shkruan mesazh dhe i thashë që “shpresoj të mos jetë e vërtetë situata që po më thotë Priami”.

Shkuam në kafe për të parë kamerat, shikova vetëm një pjesë tek një video që e tërheq për krahu dhe po i lante duart në lavaman. Lëmë orarin në 4 pasdite për të parë pamjet filmike të datës 20 Janar. Në moment që shoh kamerat, shoh një fëmijë tjetër që po e dhunonte edukatorja, është shoku i Priamit. Për 1 orë në kamera ka pasur 3 raste dhune, i kam parë me sytë e mi. Kam shkarkuar videot e Priamit që më interesonin dhe videon e fëmijës tjetër. Videon e asaj gocës nuk mund ta shkarkoja sepse është dhe një gocë që është dhunuar.

I kam parë kamerat me pronarin e kopshtit. I them “çfarë është ky rast?” Më tha “nuk është fëmija yt”. U thashë që ky është kallëzimi i parë që do të bëj në Polici për ty. Kam vajtur direkt në Polici direkt për të bërë kallëzimin, kam shkuar me pamje filmike. I kam printuar mesazhet dhe nga data 22 e deri më sot nuk është bërë arrestimi i edukatores. Është zhdukur dhe nuk e dimë se ku është. Jam kërcënuar nga burri dhe vëllai i vet. Këta kërcënime i kam patur ditët e para. Unë kam ikur çdo ditë në Komisariat dhe çdo ditë do të shkoj. Djali tani është mirë. Nesër kam konsultë me një psikologe. Ecuria e Priamit është më mirë. E kam lënë punën prej datës 20 derisa kjo ngjarje të zbardhet. Kur të zbardhet ngjarja, do të vazhdoj jetën time normale me familjen time.

lorenc rrapa

Sondazh

Poll