27 Janar 2025, 20:39
Nga M.B
Mbledhja
TIRANA- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar në rrjetet sociale për votimin e bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të RTSH-së për një nga fazat e caktimit të drejtuesit të medias. Zhupa shkruan se Këshilli Drejtues i RTSH, skualifikoi nga gara kandidatët që plotësojnë kriteret. Ajo shton se Këshilli shpiku rregulla që nuk ekzistojnë, skualifikon 8 kandidat që plotësojnë çdo kriter ligjor duke shkelur ligjin.
"Të 8 duhet të jenë në garë sipas ligjit bashkë me dyshen Polo- Shpuza që kaluan “votimin”. Cdo anëtar i Këshillit në të drejtën e vet mund të votoj një kandidat kë preferon sipas platformës dhe aftësive por ska asnjë të drejtë skualifikuese nga gara kur plotësohen kriteret ligjore. Thjesht mos e voto per drejtor", shkruan Zhupa.
POSTIMI:
Çmenduria e Këshillit Drejtues së RTSH, skualifikon nga gara kandidatët që plotësojnë kriteret! Këshilli Drejtues shpik rregulla që nuk ekzistojnë, skualifikon 8 kandidat që plotësojnë çdo kriter ligjor duke shkelur ligjin. Nuk ekziston në ligj votim për tu futur apo jo në votim!!! Thjesht garë dhe votim për të zgjedhur drejtorin mes atyre që plotësojnë kriteret ligjore! Ku e kanë gjetur në ligj metodën e skualifikimit kur plotëson kriteret ligjore? Skualifikimi eshte kur nuk plotëson kriteret, ndryshe je në garë.
Me vendim antiligjor skualifikohen:
Laureta Roshi
Kliton Rama
Floriana Paskali
Eni Vasili
Harilla Koçi
Enrik Mehmeti
Flamur Buçpapaj
Ermal Hoxha
Të 8 duhet të jenë në garë sipas ligjit bashkë me dyshen Polo- Shpuza që kaluan “votimin”. Cdo anëtar i Këshillit në të drejtën e vet mund të votoj një kandidat kë preferon sipas platformës dhe aftësive por ska asnjë të drejtë skualifikuese nga gara kur plotësohen kriteret ligjore. Thjesht mos e voto per drejtor!
Ligji i njeh të drejtën e zgjedhjes me votë të fituesit, jo të skualifikimit me votë të atyre që plotësojnë kriteret ligjore. Fjala bie, si mund të skualifikosh nga gara Eni Vasilin? Cfarë kriteri ligjor nuk plotëson? Marr Enin se është figurë më e njohur publike por secili nga 8 të skualifikuarit vlen e njëjta llogjikë. Nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH!
ina zhupa
Politike
27 Janar 2025, 19:12
B.Z
Klodian Tomorri
TIRANË - Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas miratimit në parim të ndryshimeve ligjore në ligjin për investime...
Politike
27 Janar 2025, 19:17
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është sulmuar me mjete piroteknike gjatë një takimi n&e...
Politike
27 Janar 2025, 18:55
B.Z
Igli Hasani
POLONI - Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Ministri për Evropën dhe Punët...
Politike
27 Janar 2025, 18:42
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajë një takim me emigrantët shqipta...
Politike
27 Janar 2025, 18:21
M.B
Erion Braçe dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe dhe kryetari i Partisë Socialiste prezantoi sot Erion Bra&ccedi...
Politike
27 Janar 2025, 16:57
M.B
Belinda Balluku
ELBASAN- Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, është kantieri i radhës ku tashmë kanë nisur punim...
Politike
27 Janar 2025, 16:40
B.Z
Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) prezanton raportin e monitorimit të fushatës zgjedhore
KOSOVË - Dy jav&eu...
Politike
27 Janar 2025, 15:55
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Gjykata e Lartë ka bërë një sqarim publik pas akuzave për manipulim të shortit për ç&...
Politike
27 Janar 2025, 15:17
B.Z
Alvaro Renedo Zalba
ELBASAN - Ambasadori spanjoll Alvaro Renedo Zalba, ka folur ditën e sotme mbi zgjedhjet parlamentare që pritet të ...
Politike
27 Janar 2025, 13:37
I.A
PS-PSD dhe Kuvendi
TIRANË- Raporti i dërguar i Kuvendit në drejtim të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ditën e sotme n&e...