Politike

Abuzim me ndërtime dhe zhvillim i paligjshëm, Prokuroria e Milanos kërkon "arrest shtëpie" për arkitektin Stefano Boeri dhe dy të tjerë

Boeri dhe Zucchi janë gjithashtu nën hetim për "deklarime të rreme në lidhje me identitetin ose cilësitë personale të tyre ose të të tjerëve". Mësohet se Boeri dhe të tjerë kanë bërë gjithashtu manovra urbanistike për të favorizuar ndërtuesit në Bosconavigli, ku do të ndërtohen 90 apartamente.

27 Janar 2025, 20:39 Nga B.Z
Abuzim me ndërtime dhe zhvillim i paligjshëm, Prokuroria e Milanos
Stefano Boeri

ITALI - Prokuroria e Milanos ka kërkuar ditën e sotme "arrest shtëpiak" për arkitektëvt Stefano Boeri, Cino Zucchi dhe Pier Paolo Tamburelli. Tre arkitektët akuzohen për manipulim të ofertave, abuzim me ndërtime dhe zhvillim i paligjshëm. Guardia di Finanza në fakt i ka dërguar atij një njoftim për kryerjen e marrjes në pyetje parandaluese, të planifikuar për në 4 shkurt para gjyqtarit hetues Luigi Iannelli, raportojnë mediat vendase.

Vetëm pas marrjes në pyetje të të dyshuarve gjyqtari do të vendosë nëse do t'i arrestojë apo jo në bazë të ekzistencës së nevojave paraprake. Arkitekti italian Stefano Boeri, i cili ka qenë dhe një nga arkitektët kryesor të planit Urbanistik të Tiranës dhe i njohur si mik i kryeministrit Edi Rama, në bashkëpunim me arkitektët e tjerë janë akuzohen për abuzime me ndërtimet në lagjen San Cristoforo në Milano. 

Boeri dhe Zucchi janë gjithashtu nën hetim për "deklarime të rreme në lidhje me identitetin ose cilësitë personale të tyre ose të të tjerëve". Mësohet se Boeri dhe të tjerë kanë bërë gjithashtu manovra urbanistike për të favorizuar ndërtuesit në Bosconavigli, ku do të ndërtohen 90 apartamente.

 

stefano boeri

Sondazh

Poll