Sport

Bilancet e merkatos së janarit, La Liga më e “varfra”!

Kampionati që ka shpenzuar më shumë deri më tani në këtë merkato të janarit është Premier Liga angleze e cila ka hedhur në merkato 300 milionë euro

27 Janar 2025, 16:35 Nga DOSJA
Bilancet e merkatos së janarit, La Liga më e “varfra”!

SPANJE - Klubeve spanjolle nuk u dalin llogaritë pasi në këtë merkato të janarit, La Liga renditet e 25-ta në Europë mes kampionateve sa u përket shpenzimeve për kartonët e lojtarëve.

Kur nga mbyllja e merkatos na ndajnë shumë pak ditë vetëm skuadra e Sevijës ka shpenzuar (2.5 mln euro) për të blerë një lojtar (Vargas). Lëvizja tjetër ishte ajo e Jumës, i cili pagoi klauzolën e tij (125.000 mijë euro), për tu kthyer te skuadra e Mançester Sitit. Janë plot 13 skuadra të La Liga-s që nuk kanë bërë asgjë në merkto si në hyrje edhe në dalje.

Kampionati që ka shpenzuar më shumë deri më tani në këtë merkato të janarit është Premier Liga angleze e cila ka hedhur në merkato 300 milionë euro ( Siti ka shpenzuar 150 milionë euro). Ndërsa në Francë PSG ka bërë një goditje prej 70 milionë eurosh duke blerë Kvaratskhelia nga Napoli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll