Sport

Doli kampion Europe, De La Fuente zyrtarizohet deri ne 2028-n!

De La Fuente po ashtu ka përfituar nga rritja e pagës. Ai është trajner i ekipit të parë prej dhjetorit të vitit 2022, ndërsa më parë kishte qenë te moshat e Spanjës.

27 Janar 2025, 16:22 Nga DOSJA
Doli kampion Europe, De La Fuente zyrtarizohet deri ne 2028-n!

SPANJE - Luis De La Fuente është zyrtarizuar si trajner i Spanjës deri në vitin 2028. Federata Spanjolle e Futbollit ka treguar sot për rinovimin e tij, që ishte i pritshëm pas fitimit të Ligës së Kombeve dhe Europianit.

De La Fuente po ashtu ka përfituar nga rritja e pagës. Ai është trajner i ekipit të parë prej dhjetorit të vitit 2022, ndërsa më parë kishte qenë te moshat e Spanjës.

Një karrierë e cila filloi në vitin 2013 duke kaluar ekipin U-18, U-19 dhe U-21. Tashmë synimi i madh është fitimi i Botërorit në vitin 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll