Aktualitet

Vrasja e Ramazan Mataj/ "Më thoshte ma bëj edhe motrën, çonte foto me armë", motra e autorëve: Kam tentuar të vras veten por më ndaloi vajza! I kërkoj falje familjes

Ajo thotë se se të gjitha akuzat e saj i ka të faktuara në një celular, të cilin Ramazan Mataj ia ka marrë më 24 dhjetor.

27 Janar 2025, 13:56 Nga r.ll
Vrasja e Ramazan Mataj/ "Më thoshte ma bëj edhe motrën,
ramazan mataj

SHKODËR- Armela Hasaj, e motra e Arjon dhe Klisman Hasajt, autorëve të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në fillim të muajit janar, ka folur për herë të parë duke treguar sesi kërcënohej e shtantazhohej vazhdimisht nga viktima. Ajo thotë se se të gjitha akuzat e saj i ka të faktuara në një celular, të cilin Ramazan Mataj ia ka marrë më 24 dhjetor.

“Thoja më mirë ta mbaj vetë atë barrë sesa t’ja shtoj familjes por ndodhi si ndodhi. Kam katër vite pa shkuar në fshat, nuk e dija çfarë ndodhte. Ka kërcënuar edhe motrat e tjera, mi niste bisedat. Më thoshte ma bëj këtë motrën, i thoja ke punë me mua jo me familjen. Më ka nisur foto me armë te dera e shtëpisë sime. Detyrohesha të kthehesha prap. Të gjitha provat i kam në telefonin që më ka marrë ai prej dore. Nuk ia kam nisur askujt, më vinte turp. Jetoj vetëm me vajzën. Çdo gjëje u dal unë përballë, jo familja ime. Familjes sime i kërkoj shumë falje për këtë gjë që kam bërë. Dua ti shoh mirë dhe ti shoh dhe njëherë të lirë. Unë jam shkaktare për këtë gjë. Vajzën time nuk e kanë takuar, vetëm kur ka qenë shumë e vogël”, shprehet vajza.

Armela ka treguar në intervistën për "Shqipëria Live" se viktima i ka kërcënuar edhe motrat e saj. Sipas saj, Ramazani i dërgonte foto me armë pranë banesë së saj dhe në këto kushte, ajo detyrohej të dilte sërish me të. Armela tregon se është prej 4 vitesh e braktisur nga familja dhe në kushte të rënduara psikologjike, tentuar edhe vetëvrasjen por është penguar nga vajza e saj 5-vjeçare.

“Nuk dilja përjashta, sepse kisha frikë. Dilja ose me mamin, ose me dikë tjetër, sepse mendoja se do më dilte para. Pasi u martova prapë, më vinte te shtëpia e burrit të dytë. Unë rrija brenda, sepse kisha frikë. Të gjithë e kishin marrë vesh. Më pas ai gjeti kontakte me ish-kunatën time. I dërgoi fotot. I ka shkuar babit te shtëpia dhe ai më erdhi e më tha se çfarë ishin këto gjëra.

Thoja më mirë ta mbaj vetë atë barrë sesa t’ja shtoj familjes por ndodhi si ndodhi. Kam katër vite pa shkuar në fshat, nuk e dija çfarë ndodhte. Ka kërcënuar edhe motrat e tjera, mi niste bisedat. Më thoshte ma bëj këtë motrën, i thoja ke punë me mua jo me familjen. Më ka nisur foto me armë te dera e shtëpisë sime. Detyrohesha të kthehesha prap. Të gjitha provat i kam në telefonin që më ka marrë ai prej dore. Nuk ia kam nisur askujt, më vinte turp. Jetoj vetëm me vajzën.

Çdo gjëje u dal unë përballë, jo familja ime. Familjes sime i kërkoj shumë falje për këtë gjë që kam bërë. Dua ti shoh mirë dhe ti shoh dhe njëherë të lirë. Unë jam shkaktare për këtë gjë. Vajzën time nuk e kanë takuar, vetëm kur ka qenë shumë e vogël. Kam tentuar të vras veten, vajza ime 5 vjeçe më tha mami nuk je vetëm.”, është shprehur ajo. 

armela hasaj vrasja e ramaza matajt

Sondazh

Poll