Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ambasadori spanjoll: Vota e diasporës e rëndësishme! Emigrantëve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të votojnë kudo që ndodhen

Nga universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, gjatë një takimi me studentët, ku u diskutua për programin e ‘Erasmus +’, Zalba u ndal edhe tek vota e diasporës. Ai e cilësoi me rëndësi votën e Diasporës, teksa u shpreh se të gjithë shqiptarëve duhet tu jepet mundësi të votojnë. 

27 Janar 2025, 15:17 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Ambasadori spanjoll: Vota e diasporës e
Alvaro Renedo Zalba

ELBASAN - Ambasadori spanjoll Alvaro Renedo Zalba, ka folur ditën e sotme mbi zgjedhjet parlamentare që pritet të zhvillohen në Shqipëri më 11 Maj. Nga Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, gjatë një takimi me studentët, ku u diskutua për programin e ‘Erasmus +’, Zalba u pyet në lidhje me votën e diasporës. Ai e cilësoi me rëndësi votën e Diasporës, teksa u shpreh se të gjithë shqiptarëve duhet tu jepet mundësi të votojnë, kudo që ndodhen. 

“Unë e shoh shumë të rëndësishme votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare. Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, jashtë Shqipërisë, duhet t’u jepet mundësia të votojnë, siç janë edhe shqiptarët në Spanjë apo në vendet e tjera”, u shpreh Zalba.

Sondazh

Poll