Politike

SKANDALI/ Ja si e mashtroi Kuvendi-KQZ-në, PSD-ja gjithmonë në mbështetje të PS-së dhe kundër Opozitës

Sipas kërkimeve të bëra nga Dosja.al, rezulton që informacioni i dhënë nga Kuvendi të jetë i cunguar. Kjo pasi në sesionin e dytë parlamentar në vitin 2024, deputetet e PSD-së kanë bashkuar votat me PS-në plotë 20 herë. 

27 Janar 2025, 13:37 Nga I.A
SKANDALI/ Ja si e mashtroi Kuvendi-KQZ-në, PSD-ja gjithmonë në
PS-PSD dhe Kuvendi

TIRANË- Raporti i dërguar i Kuvendit në drejtim të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ditën e sotme në lidhje me bashkimet e votave mes Partisë Socialiste dhe Partisë Social-Demokrate ka nxjerr që këto dy parti kanë bashkuar në Kuvend votat vetëm 8 herë nga viti 2021 deri në vitin 2025. Ky informacion është kërkuar nga KQZ-ja, pasi PS-ja pretendon se është forcë e vetme në Kuvend, ndërsa partitë e tjera janë bashkë në opozitë.

Por sa i vërtetë është ky informacion i nxjerr nga Kuvendi?

Sipas kërkimeve të bëra nga Dosja.al, rezulton që informacioni i dhënë nga Kuvendi të jetë i pavërtetë. Kjo pasi në sesionin e dytë parlamentar në vitin 2024, deputetet e PSD-së kanë bashkuar votat me PS-në plotë 20 herë. 

Informacioni që Dosja.al, nxori nga muaji shtator 2024 deri në muajin dhjetor 2024, rezulton që këto dy parti kanë bashkëpunuar për të kaluar ligje dhe vendime në Kuvend 20 herë. Ndryshe nga ç'thuhet në përgjigjen e Kuvendit, që këto parti kanë bashkuar votat vetëm në 8 raste gjatë 4 viteve të fundit, kjo nuk rezulton që të jetë e vërtetë. 

Ndërkohë që Dosja.al, kërkoi dhe rastet që PSD-ja të mos ketë bashkuar votat me PS-në në projektligjet dhe projektvendimet e tyre dhe nuk doli asnjë rast. Siç mund të shihet dhe në fletet e votimit të mbledhura nga Dosja.al, për sesionin e dytë parlamentar të vitit 2024, të tre deputetët e PSD-së, Meri Markiçi, Gertjan Deda dhe Gledis Çeliku, kanë votuar gjithmonë në favor të PS-së. 

Në të vetmet raste që deputetet e PSD-së kanë votuar kundër në Kuvend, janë projektvendimet dhe projektligjet e kërkuara nga Partia Demokratike, të cilat kanë marrë dhe kundërshtimin e PS-së. 

Kërkesa e KQZ-së ndaj Kuvendit ka ardhur pasi, kryeparlamentarja Elisa Spiropali deklaroi se PS-ja ishte shumicë parlamentare në Kuvend dhe partitë e tjera ishin në opozitë. Por kjo deklaratë është kundërshtuar nga Partia Demokratike, e cila tha se PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS-në. Me këtë lëvizje në fakt, PS-ja kërkonte që të merrte dhe komisionerët e Opozitës në zgjedhjet e ardhshme të 11 Majit. 

PS: Vetëm 20 raste Dosja.al ka gjetur, pasi në projekt-vendimet dhe projekt-ligjet e tjera në këtë periudhë 4 mujore nuk kishte të dhëna mbi votimet./Dosja.al

dosja.al psd ps

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll