Politike

"Me porosi të drejtorit punonjësit ti bëjnë like/share faqes së ministrisë"/ Ervin Resuli: Shkelje e hapur e ligjit! Përdorimi i faqeve të institucioneve për qëllime politike, abuzim i qartë me detyrën

Resuli thekson se askush nuk mund të përdorë platformat zyrtare të shtetit për interesa të tjera përveç atyre që i shërbejnë publikut dhe funksionimit të rregullt të administratës.

27 Janar 2025, 14:48 Nga N.F
"Me porosi të drejtorit punonjësit ti bëjnë like/share
Ervin Resuli

TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli në një postimi në "Facebook" shkruan se përdorimi i faqeve elektronike zyrtare për interesa personale politike është shkelje e hapur e ligjit. Resuli gjithashtu ka ndarë në postim një mesazh në të cilët u thuhet se me porosi të drejtorit që tu komunikojnë punonjësve të Ministrisë së Bujqësisë tu bëjnë like, share faqes zyrtare. Gjithashtu në mesazh theksohet se kanë për detyrë të dërgojnë 2 publikime në javë. Më tej theksohet se mosparaqitja e publikimeve i ngarkon ata me përgjegjësi. 

Resuli në postimin e tij shkruan se përdorimi i faqeve elektronike zyrtare të institucioneve për qëllime politike apo në shkelje të rregullave ligjore është një abuzim i qartë me detyrën. Ai shtoi se institucionet publike kanë detyrimin të respektojnë transparencën dhe ligjshmërinë, dhe çdo shkelje në këtë drejtim duhet të sjellë pasoja ligjore për përgjegjësit.

Resuli thekson se askush nuk mund të përdorë platformat zyrtare të shtetit për interesa të tjera përveç atyre që i shërbejnë publikut dhe funksionimit të rregullt të administratës. Ai shton se është e domosdoshme që autoritetet përgjegjëse të veprojnë menjëherë dhe të mbajnë përgjegjësi ata që shkelin ligjin.

 

Postimi i plotë:

Përdorimi i faqeve elektronike zyrtare për interesa personale politike është shkelje e hapur e ligjit Përdorimi i faqeve elektronike zyrtare të institucioneve për qëllime politike apo në shkelje të rregullave ligjore është një abuzim i qartë me detyrën. Institucionet publike kanë detyrimin të respektojnë transparencën dhe ligjshmërinë, dhe çdo shkelje në këtë drejtim duhet të sjellë pasoja ligjore për përgjegjësit.

Askush nuk mund të përdorë platformat zyrtare të shtetit për interesa të tjera përveç atyre që i shërbejnë publikut dhe funksionimit të rregullt të administratës. Për këtë arsye, është e domosdoshme që autoritetet përgjegjëse të veprojnë menjëherë dhe të mbajnë përgjegjësi ata që shkelin ligjin.

ervin resuli

Sondazh

Poll