27 Janar 2025, 10:25
Nga N.F
Lulzim Visha
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin ditën e sotme duke caktuar masën arrest me burg për të dyshuarin e vrasjes së Lulzim Vishës, Eduart Lami. Ditën e sotme u mbajt seanca gjyqësore ndërsa Lami ka deklaruar se nuk ka konflikte me familjen e viktimës.
48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i vrarë më 24 janar në makinë në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. Pista paraprake e hetimit ishte hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri.
Policia njoftoi se ka arrestuar 37-vjeçarin Eduart Lami ndërsa ka shpallur në kërkim djali i xhaxhait të tij, 31-vjeçari Ervis Lami, pasi në banesën që përdornin dy kushërinjt u gjet automatik me silenciator. Kontrollet ndaj tyre dhe arrestimi vjen pas dyshimeve për përfshirje në vrasjen e raportuar dje të 48-vjeçarit Lulzim Visha në Tiranë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën në rrugën 'Paqësore', Zall Mner të Kamzës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë.
vrasja e lulzim vishes eduart lami
Aktualitet
27 Janar 2025, 10:10
N.F
Lulzim Visha
TIRANË- I arrestuari si i dyshuar për vrasjen e postierit Lulzim Visha, Eduart Lami ka dalë ditën e sotme para G...
Aktualitet
27 Janar 2025, 10:04
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (Rezoluta 60/7) shpalli 27 janarin Ditën Ndërkomb&...
Aktualitet
27 Janar 2025, 09:56
N.F
33-vjeçari nga Tropoja
TIRANË- Një 33-vjeçar shqiptar me emrin Almir Gjidiaj është vënë në pranga nga auto...
Aktualitet
27 Janar 2025, 09:40
r.ll
pamje nga athina
GREQI- Arkëmorti i me trupin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është larguar paraditen e sotme nga Katedralja e Athinë...
Aktualitet
27 Janar 2025, 09:29
r.ll
foto nga vendngjarja
ORIKUM- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditën e djeshme në Orikum. Sildi Velaj mbeti i plagosur, nd...
Aktualitet
27 Janar 2025, 09:29
N.F
Foto ilustruese
FERIZAJ- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Ferizaj- Prishtinë.Tre makina janë p...
Aktualitet
27 Janar 2025, 08:44
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
LUSHNJE- Një aksident me pasoja ndoshta të rënda është shmangur ditën e sotmr në autostrad&eu...
Aktualitet
27 Janar 2025, 08:33
N.F
Protesta per Liridonën
PRISHTINË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën nis gjykimi për rastin e vr...
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:59
r.ll
papa francesku, baba mondi
VATIKAN- Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Mondi ka zhvilluar takim në Vatikan me Papa Françeskun....
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:34
r.ll
vendngjarja
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fushë Krujë- Thumanë.
Në aksident jan&eum...