Aktualitet

"Ati i Shenjtë bekoi idenë e shtetit bektashi në Shqipëri"/ Vatikani "përgënjeshtron" Kryegjyshatën, ideja e Baba Mondit dhe Ramës nuk përmendet në njoftimin e takimit

Përveç kësaj në reagimin e Vatikanit thuhet se bektashinjtë janë një rend i njohur mysliman sufi me origjinë në Turqi dhe i shtrirë në Shqipëri dhe në çdo vend ku ka shqiptarë. 

27 Janar 2025, 07:59 Nga r.ll
"Ati i Shenjtë bekoi idenë e shtetit bektashi në
papa francesku, baba mondi

VATIKAN-  Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Mondi ka zhvilluar takim në Vatikan me Papa Françeskun. Në njoftimin e Vatikanit për takimin e tyre, ndryshe nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, ideja e krijimit të shtetit Bektashi në Shqipëri dhe aq më pak bekimi i Papës për këtë nismë, nuk përmendet në asnjë fjali.

Përveç kësaj në reagim thuhet se bektashinjtë janë një rend i njohur mysliman sufi me origjinë në Turqi dhe i shtrirë në Shqipëri dhe në çdo vend ku ka shqiptarë. 

NJOFTIMI I VATIKANIT: 

Papa Françesku takohet me Baba Mondin, ose Haxhi Dede Edmond Brahimaj, është lideri i myslimanëve bektashinj. Në një takim me Baba Mondin të enjten, Papa Françesku përsëriti se dialogu ndërfetar është më i nevojshëm se kurrë në një botë të dëmtuar nga konfliktet dhe ndarjet.

“Sa herë që liderët fetarë mblidhen në frymën e respektit të ndërsjellë”, tha Papa, “shpresa jonë për një botë më të mirë dhe më të drejtë ripërtërihet dhe konfirmohet”. 

Bektashinjtë janë një rend i njohur mysliman sufi që e ka origjinën në Anadoll të shekullit të 13-të, në Turqinë e sotme, dhe u përhap gjerësisht në Perandorinë Osmane, duke u shtrirë në Shqipëri dhe në popullsinë shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vatican News (@vaticannews)

Ndërkohë në njoftimin e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Ati i Shenjtë, Papa Françesku u njoh me idenë e shteti bektashi në Shqipëri, sipas modelit të Vatikanit dhe dha bekimin e tij. Në Vatikan, Papa Françesku dhe kreu i bektashinjve shkëmbyen dhuratat dhe nënshkruan së bashku Dokumentin e Abu Dabit për vëllazërimin njerëzor, paqen dhe bashkëjetesën në botë.

NJOFTIMI I KRYEGJYSHATËS: 

Ditën e enjte, 16 janar 2025, Ati i Shenjtë, Papa Françesku priti në audiencë Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, me qendër në Tiranë, Shqipëri, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, së bashku me një delegacion. Në fjalën e Tij, Ati i Shenjtë vuri në dukje marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës Katolike dhe Komunitetit Bektashi, duke nënvizuar rëndësinë e bektashinjve në kohën e sotme, plot luftëra e konflikte.

Më tej, Ai shprehu bindjen se bektashinjtë, së bashku me myslimanët e tjerë, me të krishterët dhe me të gjithë besimtarët e Shqipërisë mund të shërbejnë si urë pajtimi dhe pasurimi reciprok, si shembull jo vetëm benda vendit, por edhe më gjerë, duke kontribuar në paqen ndërmjet Lindjes e Perëndimit të botës.

Papa Françesku dhe kreu i bektashinjve shkëmbyen dhuratat dhe nënshkruan së bashku Dokumentin e Abu Dabit për vëllazërimin njerëzor, paqen dhe bashkëjetesën në botë. Haxhi Dede Edmond Brahimaj i foli Atit të Shenjtë edhe për idenë e shtetit bektashi në Shqipëri, sipas modelit të Vatikanit, duke marrë bekimin e Papës për bashkësinë e bektashinjve dhe për gjithë popullin shqiptar. I dhuroi edhe shallin tradional të bektashinjve, të cilin Ati i Shenjtë Begoglio e vuri në qafë. 

baba mondi papa francesku shteti bektashi

Sondazh

Poll