Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Orikum/ Zbardhen detaje, 29-vjeçari po luante me letra në karburant kur autori i është afruar me makinë dhe e ka qëlluar

Pas plagosjes Velaj iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Vlorës.

27 Janar 2025, 09:29 Nga r.ll
Plagosja me armë zjarri në Orikum/ Zbardhen detaje, 29-vjeçari
foto nga vendngjarja

ORIKUM- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditën e djeshme në Orikum. Sildi Velaj mbeti i plagosur, ndërsa autori Qerim Belo u shpall në kërkim. 

Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen. 29-vjeçari i plagosur, Sildi Velaj po luante me letra në karburant me disa shokë, kur autori është afruar me makinë dhe ka qëlluar 10 herë drejt tij.

Të riun e kanë kapur në trup tre plumba. Pas plagosjes Velaj iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Vlorës. Dyshohet që sherri ka nisur prej disa ditësh për motive të dobëta, ndërsa po punohet për kapjen e autorit. 

plagosje ne orikum

Sondazh

Poll