27 Janar 2025, 09:56
Nga N.F
33-vjeçari nga Tropoja
TIRANË- Një 33-vjeçar shqiptar me emrin Almir Gjidiaj është vënë në pranga nga autoritetet kolumbiane. Arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e armëve.
Policia bën me dije se 33-vjeçari u vendos në pranga në qytetin e Kartagjenës. Roli i të arrestuarit ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit/ Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i koduar “Kartagjena”, rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia shqiptare.
Kapet nga Policia kolumbiane, në qytetin e Kartagjenës, 33-vjeçari nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve. Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor “Kartagjena”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar në qytetin e Kartagjenës, nga Policia kolumbiane, shtetasi A. Gj., 33 vjeç, lindur në Tropojë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve. Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit A. Gj., në Shqipëri.
arrestohet shqiptari ne kolumbi
Aktualitet
27 Janar 2025, 09:40
r.ll
pamje nga athina
GREQI- Arkëmorti i me trupin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është larguar paraditen e sotme nga Katedralja e Athinë...
Aktualitet
27 Janar 2025, 09:29
r.ll
foto nga vendngjarja
ORIKUM- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditën e djeshme në Orikum. Sildi Velaj mbeti i plagosur, nd...
Aktualitet
27 Janar 2025, 09:29
N.F
Foto ilustruese
FERIZAJ- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Ferizaj- Prishtinë.Tre makina janë p...
Aktualitet
27 Janar 2025, 08:44
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
LUSHNJE- Një aksident me pasoja ndoshta të rënda është shmangur ditën e sotmr në autostrad&eu...
Aktualitet
27 Janar 2025, 08:33
N.F
Protesta per Liridonën
PRISHTINË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën nis gjykimi për rastin e vr...
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:59
r.ll
papa francesku, baba mondi
VATIKAN- Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Mondi ka zhvilluar takim në Vatikan me Papa Françeskun....
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:34
r.ll
vendngjarja
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fushë Krujë- Thumanë.
Në aksident jan&eum...
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqiptarët po e shohin udhëtimin si një mundësi gjithnjë e më të rëndësishme p&eu...
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kompania Integrated Energy BV SPV që ka në menaxhim inceneratorin e Tiranës, që është edhe n&eum...
Aktualitet
27 Janar 2025, 07:12
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe...