Aktualitet

I dyshuar për vrasjen e Lulzim Vishës, flet Eduart Lami në seancën gjyqësore: S'kemi pasur konflikte me familjen e viktimës!

Gjatë seancës së sotme ai do të njihet me masën e sigurisë.  Gjatë fjalës së tij Lami u shpreh se nuk ka patur konflikt me familjen e viktimës.

27 Janar 2025, 10:10 Nga N.F
I dyshuar për vrasjen e Lulzim Vishës, flet Eduart Lami në
Lulzim Visha

TIRANË- I arrestuari si i dyshuar për vrasjen e postierit Lulzim Visha, Eduart Lami ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës. Gjatë seancës së sotme ai do të njihet me masën e sigurisë.  Gjatë fjalës së tij Lami u shpreh se nuk ka patur konflikt me familjen e viktimës. Ai shtoi se sipas dijenisë së tij nuk ka patur asnjë debat ose përplasje më të. 

"Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht, dhe nga ajo çfarë di unë, nuk kemi pasur konflikte" tha Lami.

48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i vrarë më 24 janar në makinë në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. Pista paraprake e hetimit ishte hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri. 

Policia njoftoi se ka arrestuar 37-vjeçarin Eduart Lami ndërsa ka shpallur në kërkim djali i xhaxhait të tij, 31-vjeçari Ervis Lami, pasi në banesën që përdornin dy kushërinjt u gjet automatik me silenciator. Kontrollet ndaj tyre dhe arrestimi vjen pas dyshimeve për përfshirje në vrasjen e raportuar dje të 48-vjeçarit Lulzim Visha në Tiranë. 

Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën në rrugën 'Paqësore', Zall Mner të Kamzës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë.

vrasja e lulzim vishes eduart lami

Sondazh

Poll