Sport

Ancelotti ‘përkëdhel’ Mbappe: "Hat-trick? Ai ka gjetur ritmin, ka shumë cilësi"...

“Duhet të ruajmë pak ekuilibrin, jemi mirë në La Liga, kaluam në epërsi, por është shumë e gjatë për të menduar se ka mbaruar”.

26 Janar 2025, 07:30 Nga DOSJA

Ancelotti ‘përkëdhel’ Mbappe: "Hat-trick? Ai ka

SPANJE - Një britmë lehtësimi dhe një buzëqeshje dhëmbësh për Kylian Mbappe, që arriti të shënonte ‘hat-trick’-un e tij të parë me fanelën e Real Madridit.

Dhe pikërisht në mbrëmjen e së shtunës në të cilën merengët, falë ngadalësimit të Atletico Madrid, patën mundësinë të shpëtojnë nga presioni i bardhekuqve në renditje.

Fitorja 3-0 ndaj Valladolidit jashtë shtëpisë, ishte një demonstrim i forcës nga skuadra e Carlo Ancelottit, trajneri i cili e komentoi në këtë mënyrë rezultatin në konferencën për shtyp.

Një përmendje plot lavdërime për autorin e ‘hat-trick’-ut: “Mbappé po i jep shumë skuadrës, ai ka nja dy muaj që po e rrit ritmin dhe padyshim që është një vlerë e shtuar për ne, ai është një lojtar që ka shumë cilësi."

Kampionati i vendosur tashmë? “Duhet të ruajmë pak ekuilibrin, jemi mirë në La Liga, kaluam në epërsi, por është shumë e gjatë për të menduar se ka mbaruar. Kemi një avantazh të vogël dhe shpresojmë ta shfrytëzojmë në ndeshjet e ardhshme."

Ndeshjet kundër skuadrave më të dobëta: "E rëndësishme është të shënosh, për çdo ndeshje duhet të luftohet. Të gjitha skuadrat përpiqen të fitojnë, dikush mund të mendonte se ishte një ndeshje e thjeshtë, por ne e mendojmë më vonë. Ekipi ia doli, ndeshja ishte mirë, ne nuk nxitonim dhe kur dolëm nga bllokimi, loja u bë më pak e komplikuar se zakonisht."

Momenti i skuadrës: “Kemi pasur një ritëm, një dinamikë të mirë”. 

Për rolin e mbrojtësit të djathtë, nëse është plotësuar në mungesë të Carvajal-it të dëmtuar: “Raúl (Asencio) e bëri punën e tij, ai nuk është mësuar të luajë atje, por tregoi se është i shpejtë, luajti mirë. Loja e Tchouaméni si qendërmbrojtës, nuk është asgjë e re, pak nga pak, Alaba ka filluar të luajë më shumë minuta, ai është shumë afër të parës si titullar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll